Home KRYESORE Lufta e Propagandës ! Nga Dritan Haxhiraj.

Lufta e Propagandës ! Nga Dritan Haxhiraj.

Prej 48 orësh në SHBA jepen në vazhdimesi në ekranet e mediave lider në botë imazhet drithëruese të fëmijëve sirian të vdekur ose të plagasur rëndë nga sulmi i fundit me armët kimike.
Prej 48 orësh aparati mediatik,ushtarak dhe politik amerikane ka ndezur motorët për të sensibilizuar botën me krimet e Assadit dhe aleatëve të vet.

Lufta e Propagandës sapo ka filluar….
Lufta për të gjetur shkaktarët e sulmit kimikë ndaj fëmijëve.

Disa ditë më parë takimi midis Putin, Erdogan e Ruhani do të shfaqte para syve te planetit tre “fitimtarët e luftës” që vazhdon prej 8 vitesh në Siri por jo vetem aty..
Siria së bashku me motorët e ndezur së fundi në kufirin midis Izraelit dhe Palestinës nuk mundet sesi të ngelej jashtë vëmendjes së Washingtonit, dhe mbi të gjitha kerkonte një përgjigje për mos praninë amerikane sidomos nga administrata Obama.
Ajo munges e gjatë e amerikanëve në Siri nuk kishte sesi mos te revoltonte në përgjithësi Perëndimin dhe Demokracite në botë.
Starti i motorëve në aparatin ushtarak amerikane do të vinte nën presion “fitimtaret” dhe jo vetem ata….
Prej dekadash midis dhe Shiitëve dhe Sunitëve në Lindjen e Mesme ka një përplasje për temat rajonale, si ajo Siriane dhe ajo historike Palestineze dhe të gjitha këto rrugë të çojn në ekzistencen e të vetmit vend demokratike në rajon, atij te Izraelit.
Starti i motorëve ushtarak te SHBA dhe Izraelite në bashkpunime me Arabine Saudite dhe Egjiptin do të ishin aleanca që midis demokracise dhe atyre që kan zgjedhur eksperimentet me arme kimike ndaj fëmijëve të pafajshëm, të kthenin shpresën se ditë më të mira do të vinin për një nga masakrat më të mëdha të dekadave të fundit, asaj te popullit sirian.

Midis “fitimtarëve” në tragjedin siriane, amerikanët në bashkpunim me Izraelin nuk munden sesi mos te jenë të shqetesuar per rritjen e rolit te iranianëve në brendësi të tokës siriane dhe asaj Palestineze duke mos lën pa vëzhguar Hezbollahun ne Liban.
Amerikanët me aleatet në Lindjen e Mesme, nuk mundeshin kurrësesi të rrinin me duar në xhep para ndarjes së territoreve që “ fitimtarët e Sirise” i kanë shpallur botës.

Imazhi dhe buzëqeshjet e Putin, Erdogan dhe liderit Iranin Ruhani te linin iden se fatet e Sirise tashme ishin vedosur.

Ai takim ka bërê që në Washington e në Tel-Aviv sulmi i fundit në bazën ushtarake në Homs të shkaktojë vdekjen e 11 ushtarëve sirian dhe 3 agjentë të sherbimit iranine.

Ai takime dhe ato buzqeshje “të fitimtarëve” ka bërë që në harkun e 24 orëve të fundit, rubli-rus të ulet ndjeshëm në merkaton financiare dhe sanksionet e aleatëve të japin efektet e para në ekonomin ruse.

Ai takime pritet të jap zhvillimet e para për pergatitjen e një sulmi ushtarak nga ana e administratës Trump, kunder masakrave me arme kimike.

Ai takim ka hapur, Luftën e Propagandës.

Share: