Në Ambasadën e Austrisë në Prishtinë sot është pritur veterani i gazetarisë kosovare Esad Dujaka, redaktor i RTV21 , që sivjet shënon 50 vjetorin e karrierës së tij profesionale me ç’rast ka pasur një takim miqësor me Zonjën EvaElisabethMichlits, Këshilltare dhe Konsule në këtë institucion diplomatik. Dujakame këtë rast ka falënderuar nikoqiren nga Austria për mbështetjen e pa kursyeshme të diplomacisë austriake që nga vitet e 90-ta e deri në ditët e sotme, e cila ka luajtur një rol të rëndësishëm në sensibilizimin e çështje së Kosovës tek faktori ndërkombëtar. Madje Austria ka angazhuar diplomat të karrierës në grupet punuese lidhur me çështjen e Kosovës kurse Vjena ka qenë edhe nikoqire e takimeve ndërmjet delegacioneve ndërkombëtare dhe atyre Kosovë-Serbi.
Zonja Michlits ka falënderuar gazetarin Dujaka për angazhimin e tij që përmes shkrimeve të para në gazetat më autoritative të Austrisë që nga viti 1991 e tutje ka raportuar për gjenocidin që bëhej aso kohe ndaj popullit shqiptar të Kosovës.
Në ndarje Dujaka shprehu falënderimin e tij si qytetar i Kosovës dhe si gazetar profesionist që shënimin e 50 vjetorit, pas Ambasadës Amerikane, po e përmbyll pikërisht në këtë të Austrisë mike. Dujaka në ndarje i dhuroi zonjës Michlits librin “DèjáVu” me reportazhet e tija më të zgjedhura të karrierës 5 dekadëshe dhe me premtimin se “në Austri do të shkoj së shpejti por pa vizë”!
360grade.al