Home KRYESORE Mosbindje Civile në Tiranën e 2018? Nga Dritan Haxhiraj

Mosbindje Civile në Tiranën e 2018? Nga Dritan Haxhiraj

Ishte viti 1849 kur H. D.Thoreau do të bëhej shembulli në botë, për mosbindjen civile për mospagimin e taksës ndaj Luftes me Meksiken.

Per kete qeveria amerikane e burgos. Ato dite te veshtira i japin famen shkrimtarit e filosofit Thoreau dhe japin shembullin e parë në botë të mosbindjes civile.

Ishte ky shembull i Thoreaut që i jep oksigjenin një gjeniu të politikës planetare të shekullit të XX për mosbindjen civile, Mahatmma Ghandi.

Ai, do të kthehet në simbolin e kësaj termonoligjie të doktrinës politike dhe fale Marshimit të Kripes (1930) organizon nje nga protestat më të medha në Indi.

Demokracia më e madhe në bote ajo indiane mëson nga djali i saj sesi ne harkun e 16 viteve do ti jepnin fund, fundit te Perandorisë Britanike.

Do të niseshin në 78 veta nga Ahmedabad deri ne Dandi në shtetin e Gujaratit ne Indi, dhe për 24 dite do të beheshin me mijera pergjate rrugës në këmbë, dhe sa më shume shtoheshin aq më shume anglezet tmerroheshin nga kjo forëm e re paqesore jo-e dhuneshme dhe mbi të gjitha e admiruar nga Europa që perjetonte cmendurinë e luftës që kishte lënë pas.

Lista e Mosbindjeve Civile mundet te vazhdoje nga 1955 ne SHBA me rastin e Rosa Park e deri në ditët tona me revolucionin e shtypur ne Turqi ne fillim te ketij shekulli.

Po të kthehemi tek hallet tona…

Java që lamë pas, ajo e Pashkëve Kukesi u kthye ne pamjet TV e jo vetëm si gogoli i vendit. Ata që kishin ushtruar dhunën në gogolët e tij e kush me shumë e kush më pak u vuri epitete pa fund…

Turpi me i madh ishte sesi ne një vend kaq të vogël dhe me kaq shume probleme po t’i shtosh dhe këtë “katrahuren krahinore” largon vemendjen nga ajo që po ndodh në të vërtet…

Taksat e shumta që e majta ka zgjedhur si formë për forcimin e buxhetit duket se po japin efektin e pare..atë të çarjes së madhe me bazën që e ka votuar verbërisht.

Taksat dhe Mosbindja Civilie mundet te kthehen vërtet ne problemin e madh politik të së majtës në Tiranë.

Taksat çuan Italinë në harkun e 4 viteve të fundit në një thellim të varfërisë dhe te papunësisë. Kjo ka ndodhur para nje muaji ne zgjedhjet e fundit politike ku e majta pothuajse nuk njeh me veten e vet nga nje humbje politike qe nuk ka shokë në 30 vitet e fundit.

Taksat dhe Mosbindja Civile mundet të jene forma e duhur per te futur ne loje te djathtën politike në Tiranë që ajo të ringjallet dhe t’i jape shpresa familjeve, biznesit të familjeve që po varferohen dhe kane futur shoqërinë shqiptare në një depresione që veshtire t’i gjesh shoke.

Mosbindja Civile dhe perdorimi i saj në formën e duhur mundet të jetë aleati i denje për të hapur shtegun e Pranverës që sapo ka trokitur në Tiranë.

Mosbindja Civile e përdorur pa dhunë dhe sikur vete protagonistet t’i fuste ne burg, mundet te kthehet ne fitoren më të madhe politike të dhunes psikologjike që vete politika ka ushtruar me popullin e vet në këtë mini-demokracinë tonë në tre dekadat e fundit.

Ajo mund te kthehet vërtet në eksperimentin social më të dhimbshëm për xhepat e shtetit por do të ishte hapi i parë për demokratizimin e vendit duke mos paraqitur më forma dhune-tifozlleku-partiake.

Share: