Home I pakategorizuar Ndikimi i Soros te qeveria Rama, flet Fleckenstein

Ndikimi i Soros te qeveria Rama, flet Fleckenstein

Eurodeputeti Knut Fleckenstein në një konferencë për mediat, i pyetur në lidhjke me raportin e Judicial ëatch, ku përfshihet Ambasadori i SHBA-së në Tiranë, Donald Lu, u shpreh se ka dëgjuar të flitet, ndërkohë që nuk u zgjat në detaje. Fleckenstein ishte për një vizitë dy ditore në Tiranë dhe gjatë një bashkëbisedimi me gazetarët u shpreh ndër të tjera se Shqipëria meriton edhe cceljen e negociatave.

Në fjalën e tij, Fleckenstein bëri të ditur se gjatë vizitës dy ditore ka zhvilluar takime me Kryeministrin Edi Rama, Kryetarin e Partisë Demokratike, Lulzim Basha dhe Kryetaren e LSI, Monika Kryemadhi. Sipas Fleckenstein, Shqipëria është në rrugën e duhur. “Ne mendojmë se Këshilli Europës duhet të cel në mënyrë të pakushtëzuar negociatat me Shqipërinë. Vizita ime në vendin tuaj vjen në kuadër të Konventës së Sofies në Bullgari që do të mbahet në prill. Vizita ime është rutinë dhe zhvillova takime të rëndësishme. Mazhoranca dhe Opozita duhet të punojnë bashkarisht për rrugën europiane të vendit. Opozita është normale që të jetë kritike ndaj, për mua ka rëndësi që edhe ajo shprehu frymë pozitive sa i takon negociatave”, vijoi Fleckenstein.

Duke folur për protestat, ai kërkoi që palët të ruajnë këtë të drejtë, por duhet zbatuar ligji dhe duhet ruajtur gjakftohtësia. “Protestat janë pjesë e demokracisë dhe është normale që dhe politika ka pjesën e saj në protesta. Ligji është i barabartë për të gjithë, si për qytetarin ashtu edhe për policin. Rëndësi ka për mua që protesta të mos precipitojë në dhunë. A do ndikojë kjo tek opinionin parlamentit europianë për negociatatata? Jo, nuk është një protest që ndikon në opinionin e Parlamentit të Bashkimit Euriopianë për çështjen e çeljes së negociatave”, tha Fleckenstein. “Nëse do bllokoja rrugët e vendit tim do më vrisnin”, vijoi ai duke theksuar se ky është një më shumë personal…

Ai gjithashtu përjashtoi mundësinë që në cështjen e negociatave të ndikojë cështja e detit apo problemet që debate për krimin. “Pyetjeve të vështira të parlamentarëve evropianë dhe vendeve të BE-së ne i rezervojmë përgjigje pozitive për Shqipërinë. Nuk mendojë se cështja e kufirit detar me Greqinë do të ndikojë në hapjen e negociatave. Shqipëria dhe Greqia kanë zhvilluar tryeza të pozitive për të zgjidhur problematikat mes tyre. Sa i takon krimit, mendojë se kjo është një cështje më shumë e brendshme, edhe pse vende të caktuara mund të kenë pyetje të caktuara për këtë. Por ne kemi gjithnjë përgjigje pozitive. Shqipëria ka plotësuar të gjitha kërkesat, ose të paktën është në rrugën e mbarë për ti plotësuar ato. Reforma në Drejtësi dhe Vettingu ka nisur. Po ashtu një sërë cështjesh të tjera po ecin në rrugën e duhur. Nuk po them që janë realizuar,por Shqipëria po punon fort për ti realizuar ato dhe ne kemi besim se me bashkëpunim mes mazhorancës dhe opozitës o të arrihet ky qëllim”, tha Fleckenstein.

“Urojë që në shtator, që kam vizitën tjetër këtu, të jemi duke festuar celjen e negociatave dhe të diskutojmë sfidat e tjera të mëdha që aa presin”,përfundoi europarlamentari.

Më herët u publikua se, Agjencia konservatore amerikane, Judicial Watch e ka nisur prej kohësh betejën e saj për të siguruar dokumente rreth reformës në drejtësi në Shqipëri dhe së fundmi ka nxjerrë edhe raportin përfundimtar prej 30 faqesh. Tashmë është zyrtare se nga dokumentet e siguruara prej Jë me paratë e taksapaguesve janë sponsorizuar interesa të aktivistëve të majtë pro-qeveritarë në Shqipëri. Një nga pistat e hetimit që organizata Judicial ëatch i sugjeron Departamentin Amerikan të Shtetit është ajo e lidhjeve të ngushta të ambasadorit të SHBA në Tiranë Donald Lu dhe të aktivitetit të tij në mbështetje të Ramës dhe vecanërisht që Rama të vendosë nën kontroll sistemin e drejtësisë. Por ajo që mund të konsiderohet shumë e rëndë, është konkluzioni se “Ambasadori i SHBA në Shqipëri, Donald Lu, i emëruar nga administrata e Obamës, ka qenë i lidhur ngushtë me Sorosin dhe qeverinë socialiste në Shqipëri.

Në maj 2017, Lu ka dhënë kontributin e tij për të minuar planet e partive opozitare shqiptare për të protestuar ndaj zgjedhjeve të ardhshme parlamentare duke deklaruar se SHBA do të pranonin rezultatet e zgjedhjeve edhe në qoftë se partitë e opozitës refuzonin të merrnin pjesë”. Kjo ndoshta është akuza më e fortë që i bëhet ambasadorit Lu dhe që do të hetohet nga DASH.

Share: