Nderkohe qe per pak ore, KE pritet t’i dorezoje zyrtarisht kryeministrit Rama progres raportin me konfirmimin per celjen e procesit te negociatave me BE, avokat Spartak Ngjela flet me emra dhe shkruan se pas kesaj “do te shohim shqetesimin e madh te te korruptuarve”.
Postimi i Spartak Ngjelës
Sipas të dhënave paraprake, raporti i Komisionit Europian godet ashpër sot Rexhep Taip Erdoganin si antidemokrat.
Do të jetë e rëndë për korrupsionin kryeministror shqiptar. Çdo bëjë Rama dhe Saliu???
Do të kemi shumë njoftime dhe lajme të tilla. Dhe do ta shohim shqetësimin e të korruptuarve.
Nuk duhet të shkojnë më tej me marrëzitë e tyre këta të korruptuar.
Tani mund të thuhet se është, hetuar gjithëçka – edhe korrupsioni në të gjitha aspektet e tij dhe për të gjithë pushtetarët; por edhe shitjet e interesit kombëtar.
Sot do shohim këtë shfaqe: gëzimin e shqiptarëve dhe shqetësimin mërzitor të korrupsionit të lartë.