Ora News ju sjell pamjet me dron nga protesta e sotme në Rrugën e Kombit ku morën pjesë qindra qytetarë të Kukësit të mbështetur edhe nga biznese që veprojnë mes Shqipërisë dhe Kosovës.
Pamjet janë marrë përpara përleshjes mes protestuesve dhe policisë, të cilët më pas do ti vinin dhe flakën sporteleve të ngritura për pagesën e taksës.
Vendosja e taksës e cila fillon nga 2.5 euro për motorët deri në 22.5 euro për mjetet e rënda, u aplikua nga kompania private e cila ka fituar të drejtën e mirëmbajtjes së rrugës, por ajo është kundërshtuar me forcë nga qytetarët por dhe bizneset që veprojnë mes Shqipërisë dhe Kosovës.
/Ora News.tv/