Ornela Vorpsi ka rrëfyer sot në “Opinion” vetveten. Në një intervistë përballë gazetarit Blendi Fevziu, shkrimtarja dhe piktorja shqiptare ka treguar jetën në Tiranë për të vijuar më pas tek largimi në Itali e më vonë në Francë.
Referuar artit të saj, ku një pjesë të mirë e zë femra, Ornela ka treguar se si ajo ka sjellë një këndvështrim tjetër për femrën dhe të bukurën, megjithatë në preferencat e saj mbeten meshkujt.
“Jam estete, më pëlqen shumë e bukura dhe më pëlqen të shoh një vajzë të bukur, por dua thellësisht gjininë mashkullore”./opinion.al