Gadishulli i Ballkanit do të ndikohet nga vlera të larta të presionit atmosferik i cili do të kushtëzojë në vendin tonë dhe Kosovë mot të qëndrueshëm.
Dita e Hënë dt 02 Prill: Moti do të jetë me kthjellime dhe vranësira të pakta deri në mesatare në Jug dhe Juglindje. Era do të jetë me drejtim Jugperëndim (SW) me shpejtësi 8-10 m/sek në bregdet. Valëzimi do të jetë i forcës 3 me lartësi vale 0,25 deri në 1,5 metër në det të hapur.
Temperaturat min dhe max
Zonat malore 3/17°C
Zonat e ulëta 5/18°C
Zonat bregdetare 9/19°C
Kosova per ditën e Hënë dt 02 Prill do të jetë me kthjellime dhe kalime vranësirash mesatare. Temperaturat në ekstremet e tyre do të regjistrojnë vlera 2°C në mëngjes deri në deri në 16°C në mesditë.
E Martë 03 dt Prill: Moti do të jetë me kthjellime dhe vranësira të pakta në zonat malore. Era do të jetë e lehtë me drejtim Jugperëndim (SW) me shpejtësi 8m/sek në bregdet. Valëzimi do të jetë i forcës 2 me lartësi vale 0,1 deri në 0,5 metër në det të hapur. Temperaturat do të jenë me rritje në mesditë.
Temperaturat min dhe max
Zonat malore 1/20°C
Zonat e ulëta 5/22°C
Zonat bregdetare 9/22°C
Meteorologe: Rezarta Xhakollari