Është zbardhur e verteta e ngjarjes tronditëse të Pogradecit. Analiza e ADN ka treguar se 55-vjeçari Ligor Biba është babai i fëmijës së ardhur në jetë nga abuzimi me një 15 vjeçare.
Fëmija që erdhi si rezultat i një marrëdhënie seksuale me dhunë sot është në jetimore, ndërsa dy familjet fqinje janë në konflikt prej disa muajsh. Vajza që ra pre e dhunës seksuale të fqinjit ka treguar se është në ankth dhe i druhet hakmarrjes së familjes së Ligor Bibës, ndaj ka lënë edhe shkollën.
“Fëmijen e çova ne jetimore. Une ate njeri nuk e fal. Jam shume ne ankth dhe kam frike mos me vrasin. Nuk shkoj as ne shkolle nga frika. Nuk dua te me vijne më njerezit e tij në shtëpi dhe të më ofrojnë lekë per ta falur”.
Ndërsa e ëma e saj tregon se u njohën të hënën e kësaj jave me përgjigjet e analizave. Ajo thotë se njerëzit e Ligorit u shkojnë vazhdimisht në shtëpi duke u ofruar para që ta falin.
“Pergjigjet e analizave i mesuam dje. Njerezit e Ligorit na vijne shpesh ne shtepi. Kerkojne te na japin lekë qe ti falim. Ndihemi te kercenuar. Nese i ndodh gje familjes time do vendos vete drejtesine mbi ate njeri”.
Ligor Biba u arrestua nga policia e Pogradecit me 15 tetor të vitit të kaluar, pas denoncimit që e mitura bëri ndaj tij teksa ishte në muajin e tetë të shtatzanisë. Ai ka mohuar gjatë gjithë kohës akuzat, por tashmë pas daljes së ADN do të vuajë burgun për vepren e rëndë kriminale të përdhunimit dhe lënies shtatzënë të fiqnjes së mitur.
Video 2 : Dëshmia e dhënë nga 15 vjeçarja dhe prindërit e saj në Tetor 2017. Asokohe ka folur edhe vajza e përdhunuesit e cila thotë se babai i saj është njeri i rregullt e familjar./Opinion.al