Home Ja Pse Shqiperia nuk behet si Zvicera Përse bota flet për krimin e organizuar shqiptar? Ja përgjigja e Kasem...

Përse bota flet për krimin e organizuar shqiptar? Ja përgjigja e Kasem Seferit

Krimi i organizuar është një dukuri që është shfaqur në vende, shoqëri dhe kultura të ndryshme në të gjithë botën, duke u shtrirë në shkallë globale dhe nuk mund të thuhet se është zhvilluar në disa zona gjeografike të sigurta, në grupe etnike të vetme ose në sisteme shoqërore të veçanta.

Për një kuptim më të mirë të krimit të organizuar dhe për përpunimin e masave të përshtatshme për ta luftuar atë, është e domosdoshme të eksplorohet konteksti i krimit të organizuar dhe të analizohen kushtet ligjor, shoqëror dhe politik që e bëjnë të mundshme shfaqjen dhe ekzistencën e krimit të organizuar; një nga përpjekjet më të suksesshme për të shqyrtuar krimin e organizuar mund të gjendet në analizën ekonomike të organizatave kriminale, mjedisit të tyre, structures dhe operimeve.

Individi llogarit të gjithë mundësitë e tij praktike të fitimit të të ardhurave të paligjshme, shumat e të ardhurave të ofruara nga këto mundësi, shumat e të ardhurave të ofruara nga metoda të ndryshme të paligjshme, mundësinë e të qënit të arrestuar në qoftë se ai vepron në mënyrë të paligjshme dhe ndëshkimin e mundshëm kur të kapet.

Pas bërjes së këtyre llogaritjeve, ai zgjedh veprimin ose profesionin me fitimin më të madh.

Krimi i organizuar konsiderohet veprimtari e paligjshme ekonomike dhe bërësit e krimit janë njerëz llogaritës në mënyrë të arsyeshme dhe normale, që maksimizojnë pëlqimet e tyre njësoj si pjesa tjetër e njerëzve.

Gjithçka që ata fitojnë e investojnë në bujqësi, industri, tregti, komunikacion, etj, natyrisht, në mënyrë të ligjshme dhe të organizuar duke u mpleksur me politikën.

Lidhjet ndërmjet veprimtarive të biznesit dhe veprimtarive kriminale, kanë treguar se: biznesi dhe krimi janë kategori sjelljesh të dalluara dhe totalisht të ndara.

Biznesi, në mënyrë të përshtatshme, është më i kuptuar përsa u përket termave/fjalëve që rrokin produktet dhe shërbimet legjitimë dhe ligjorë.

Përtej një pike të tillë klasifikimi, madhësia dhe pronësia, janë dallime madhore brenda biznesit të cilat duhet të sugjerojnë (me mungesën e tyre) se nuk janë hije të ligjshmërisë dhe legjitimitetit).

Ndërmarrjet ligjore ekzistojnë për qëllimin e bërjes së fitimit nga sigurimi i mallrave dhe shërbimeve ligjorë në tregun ligjor.

Organizatat kriminale, në mënyrë të kundërt, kërkojnë t’i bëjnë fitimet e tyre duke siguruar mallra dhe shërbime të paligjshëm në tregjet e paligjshëm (shpesh të përshkruar si “ekonomi e nëndheshme”.

Organizatat kriminale konsiderohen si palë e kundërt e paligjshme për ndërmarrjet legjitime: trafikuesit e drogës mund të përshkruhen si shitës me shumicë në tregun e paligjshëm.
Organizatat kriminale i bëjnë fitimet nga veprimtaritë në tregjet ilegale duke siguruar mallra dhe shërbime të paligjshëm dhe ato ekzistojnë për shkak të një kërkese për mallra të paligjshëm

Arsyet kryesore për shfaqjen e tregut për trafikimin e migrantëve janë: kufizimet e emigracionit ligjor të vendosur nga vendet e industrializuara; kërkesa e rritur për hyrje në këto vende; dhe risqet e vegjël krahasuar me fitimet e mëdha që përfshihen në trafikimin e emigrantëve.

Format organizative dhe operuese e ndërmarrjes së trafikimit të emigrantëve janë të njëjta me atë të një siguruesi të shërbimeve legjitim me disa tipare shtesë që kërkon tregu i paligjshëm dhe, me qëllim që të maksimizojnë fitimin ekonomik të veprimtarive të tyre, trafikuesit imitojnë strukturat e bizneseve ligjor nëpërmjet organizimit, globalizimit, burimeve njerëzore, furnizimit, prodhimit, shpërndarjes dhe financës (rasti i disa grupeve që trafikonin qytetarë shqiptarë në SHBA, Kanada dhe Mbretërinë e Bashkuar).

Po konkretizoj “përsenë” e krimit të organizuar.

Në vitin 1972, mbi bazën e librit të Mario Puzo të vitit 1969 u prodhua dhe u shfaq për herë të parë filmi artistik me të njëjtin emër “The Godfather – Kumbari”; libri “Kumbari” ka shumë material interesant në lidhje me analizën ekonomike të krimit të organizuar:

Thënia e famshme e Don Korleones se ai do të bënte “një ofertë që ju nuk mund ta refuzoni” dhe të mos harrohet thënia e tij se “një avokat me çantën e tij mund të vjedhë më shumë se sa njëqind njerëz me armë”.

Një prej temave përsëritëse të romanit është se njerëzit kthehen te Mafia/krimi i organizuar për ndihmë për shkak të korrupsionit dhe natyrës vetë – shërbyese të shumë institucioneve ligjore dhe politike që i lejojnë elitat ta plaçkisin të dobëtin sistematikisht

Puzo, ashtu sikundër e ka shpjeguar sistematikisht sociologu Diego Gambetta, Mafia Siçiliane lulëzoi për arsye se siguroi “mbrojtje” më të mirë kundrejt krimit dhe dhunimeve të të drejtave të pasurisë dhe kontratës se sa mund të bënin autoritetet zyrtare që, zakonisht, mbrojtën vetëm elitën e fuqishme politikisht

Për aq kohë sa trafikantët dhe tregtarët e drogës nuk mund të shkojnë në gjykata për të detyruar zbatimin e kontratave dhe përgatitje të tjera të biznesit, nuk u ngelet zgjedhje tjetër përveç dhunës private.

Natyrisht, organizimi i një tregu të zi, që nis me anë të sigurimit të dhunës mbrojtëse ka, gjithashtu, nxitës të fortë për t’u angazhuar në agresion, gjë që Puzo e shpreh duke i karakterizuar veprimet e dhunshme të mafiozëve thjesht si “biznes” dhe jo si “personale”

Përfundimisht dhe, pothuajse në mënyrë të përsëritur, Puzo thekson ngjashmëritë më saktë se sa diferencat ndërmjet liderëve të Mafias, politikanëve të zakonshëm dhe zyrtarëve publikë:

Të dy palët i detyrojnë njerëzit të paguajnë për “mbrojtje” dhe të dyja portretizohen si të korruptuar dhe vetë – shërbyes, si dhe i mbulojnë krimet me një llustër të retorikës moralizuese.
Krimi “i organizuar” shqiptar ka dy veçori gjuhën dhe lidhjen me dhe mbulimin nga pushteti.

Përse ankohet bota kur e ka në dorë të tregojë se kush janë pushtetarët/politikanët që janë lidhur dhe i mbulojnë organizatat kriminale, qofshin kaq, ose aq familje, apo x, y dhe z?!

Reformë në drejtësi!

Reformë në polici!

Reformë në …!

Reformë si thënia popullore e harruar “përralla midis nesh” modifikuar nga unë vafshin për lesh!

Bota, shqiptarëve, nuk u ka dhënë atë që meritojnë dhe të mos ankohet kot!

Kasem Seferi

Share: