Home KRYESORE Pse përdori Tahiri shprehjet e Ramës? Ish ministri sqaron edhe kunjën

Pse përdori Tahiri shprehjet e Ramës? Ish ministri sqaron edhe kunjën

Ish-ministri i Brendshëm Saimir Tahiri ka folur përballë Çanit edhe njëherë për shprehjet e tij të bujshme të cilat u interpretuan si mesazhe të koduara për Edi Ramën. Insistimit të Çanit për ngjashmërinë e këtyre shprehjeve Tahiri i ka sqaruar kështu:

“E kam përdorur për të shprehur më mirë veten time. Të shprehem më mirë në raport me atë që dua të them. Këto nuk kanë lidhje me shantazhin, dhe nuk kam pse ta bëj. Nuk ka lidhje me zgjedhjet e shprehjes së atij. Më keni kthyer 15 vite përpara, është e pamundur për mua ta mbaja mend. E kuptova më vonë që ishte pak a shumë e njëjta gjë. Është e parëndësishme”, tha ai

Ng ana tjetër deklaratës thumbuese të Ramës dje në emisionin “True Story” ku tha se Tahiri është rritur nën hijen e tij, Tahiri e ka komentuar kështu:

“Ajo është interpretuar jashtë kontekstit, unë kam punuar me të. Por unë nuk do e përdorja si shprehje, ai e përdori. Kemi punuar bashkë. Të dy jemi rritur në të njëjtin diell. “/Opinion.al

Share: