Home Gjeo-Ekonomia Pse Shqipëria ka naftën më të shtrenjtë në rajon? Ja çfarë thote...

Pse Shqipëria ka naftën më të shtrenjtë në rajon? Ja çfarë thote kryeministri

Në një intervistë për emisionin “Opinion” në TV Klan, të enjten, kryeministri Edi Rama ka treguar arsyen pse Shqipëria ka çmimin e naftës më të shtrenjtë në rajon.

Rama u shpreh se kur u vendos taksa e karburantit, ishin momente ku paraardhësi i tij përsëriste pa pushim, se na pret fati i Greqisë, pasi ai e dinte se çfarë grope kishte lënë.

Kryeministri tregoi se Shqipëria e vitit 2013 rrezikonte të mos jepte rrogat dhe pensionet, për këtë arsye, u thirr FMN-ja për të marrë frenat e ekonomisë.

FMN na tha duhet të ulni rrogat dhe pensionet, ne u thamë kjo nuk bëhet. FMN na tha duhet të rrisni taksat, sepse ku do i gjejmë lekët. Duke i parë me kujdes të gjitha ato mundësi që kishim dhe duke përfituar nga fillimi i rënies së çmimit të naftës, ne e pamë më të arsyeshme që të taksojmë ata që duke qenë përdorues makinash dhe ndotës më të mëdhenj, mund të merrnin më shumë barrë”, tha Rama duke shpjeguar se taksa e qarkullimit nuk kishte lidhje direkte dhe vetëm me mirëmbajtjen e rrugëve, por edhe me mbylljen e gropës në buxhet, që sipas tij kishte lënë qeveria e mëparshme.

Jam shumë dakord, sot nafta në Shqipëri ka një çmim që është më i lartë se në vendet e rajonit, ka dy arsye: e para sepse ose do të taksojmë atje, ose diku tjetër. Ne nuk kemi dashur të taksojmë diku tjetër dhe kemi ulur taksat për 97 për qind të shqiptarëve, i kemi ulur taksat dhe nga ana tjetër nafta në fillim të vitit 2013 ka qenë 1920 lekë, sot varion 1700-1750.

Rama më herët deklaroi se vazhdojnë negociatat me kompaninë për gjetjen e një zgjidhjeje edhe për banorët, por ai shtoi se niuk ka asnjë mundësi që kalimi të jetë falas për banorët e zonës.

“Fjala “fare” nuk ekziston. Se sa do të paguajnë do të dalë nga llogaritë. Se nëse bëhet falas ajo mund të keqpërdoret. Dikush që ka një makinë nga banorët e zonës e jep me qera për të gjithë aty për të kaluar falas.

Për banorët e zonës, të gjithë ata që kanë autoveturë do të paguajnë. Kush është i varfër le të marrë autobusin dhe nuk do të paguajë asgjë” – tha Rama.

Share: