Kryeministri Edi Rama i ftuar në Ora news ka komentuar, deklaratat e tij lidhur me rrezikun e ndikimit rus dhe rritjen e radikalizmit islamik nëse Shqipërisë i mohohet integrimi Europian.
Teksa nuk pranon ti quaj si shantazh ndaj Perëndimit, Rama ka përsëritur sërisht publikisht duke pohuar interesin e disa aktorëve të tjerë që kërkojnë hapësirë për të shfrytëzuar në Shqipëri.
“Kur kam dëgjuar këtë punën e kërcënimeve më vjen për të vjellë. Më vjen për të vjedhë kur dëgjoj këta profesorët këtu të kazanit që flasin për shantazhim të Europës. Këto nuk janë kërcënime por janë shpjegime dhe analiza. Nuk është një sekret që aktorë të tjerë kërkojnë hapësirë në Shqipëri”, theksoi kryeministri Rama.
Ditë më parë në një intervistë për Reuters, Kryeministri u shpreh se Rusia kërkon të shfrytëzojë hapësirat që mund të mbeten bosh në Shqipëri si shkak i mohimit të integrimit në BE.