Pas akuzave se ka përfituar miliona dollarë tendera publikë, presidenti i Kukësit, Safet Gjici i është përgjigjur deklaratave të deputetit demokrat, Ervin Salianji.
Gjici thotë se që kur mori postin e Prefektit të Kukësit në 2014, ai ka hequr dorë nga komanitë e tij dhe nuk ka lidhje me to, ndërsa i cilëson të gjitha shpifje deklaratat e bëra nga deputeti demokrat.
Por ndërsa Gjici foli për përballje në gjykatë, deputeti Salianji nuk u ndal, dhe publikoi sot prova të reja për atë që e quan skemë të pastër korruptive.
“Me teorinë “shpif, shpif se diçka do mbetet”, Salianji sot doli dhe gënjeu shqiptarët. I gënjeu, se gjoja unë paskam fituar tendera “marramendës”!!!! Ervin, je i gabuar!
Që në kohën kur u emërova Prefekt i Qarkut Kukës, në vitin 2014, nuk menaxhoj më asnjë kompani. Kjo dihet botërisht, por ti dhe ata që të nxorën sot nuk dinë apo duan të shohin!
Kjo është e vërteta. Lidhur me kompanitë e cituara, të sugjeroj të informohesh, pasi fjalët e tua janë të gabuara dhe të siguroj se do të hidhen poshtë dhe nga drejtësia.
Për shpifjen tënde të radhës, që në fakt është e përhershmja përpara çdo beteje elektorale, do të takohemi në Gjykatë, aty ku e vërteta do triumfojë. Sa i përket tenderave, kompanitë që unë drejtoja dikur, kanë përfituar me konkurim të ndershëm më shumë gjatë qeverisjes së Partisë Demokratike.
Kjo është lehtësisht e verifikueshme në buletinet publike. Mjafton ti shohësh! Për “faktet” që sot paraqite, do shihemi në gjyq, pasi për këtë shpifje të radhës nuk do të ndalem!” – shkruan Gjici./Lapsi.al