Home KRYESORE Sfida e ‘islamisteve’ me demokracine! Nga Gazmend Aga

Sfida e ‘islamisteve’ me demokracine! Nga Gazmend Aga

Nje nga problemet e shume myslimaneve eshte se akoma se kane pertypur mire demokracine. Keshtu, shume myslimane i shikon te trajtojne te drejtat e njeriut ne prizmin e ekonomise ose interesave. Abc’ja e te gjithe teorive te demokracise eshte mos cenimi i te drejtave te njeriut, edhe kur ato te drejta jane te minorances.

Abc’ja e vete moralit njerezor te fese eshte mos sakrifikimi i parimeve per shkak te perfitimeve.

Keshtu, nuk eshte per tu habitur kur shikon ‘intelektuale’ ‘islamiste’ (duhet nje term per te shprehur makiavelistet e fese, definimin e ketij termi e beri edhe Merkel) te arsyetojne shkelje te te drejtave te njeriut me arsyetime perfitimi material.

Pra, i bie qe Musai a.s. nuk duhej mbeshtetur sepse ekonomia ne kohen e Faraonit (e supozojme) ishte shume mire. Jezusit a.s. mire ja bene Romaket sepse ai prishi statuskuone, madje po te jetonim ne ate kohe, duhej denuar Ai dhe dishepujt e tij sepse perandoria Romake do na ndihmoje te ndertojme rrugen. Nexhashiu, mbreti i krishtere qe kujtohet me vleresim te larte nga myslimanet prej 14 shekujsh, duhet ti dorezonte myslimanet e pare, sepse politeistet i premtuan para, madje thane qe kane prishur dhe rendin e Mekes. Shqiptaret sipas ketyre bene hata te madhe qe nuk i dorezuan hebrenjte sepse jo vetem Hitleri, por edhe opozita dhe ushtria e Hitlerit donte ti zhdukte hebrenjte, atehere kush dreqim ishim ne qe te bejme te kunderten. Sipas ketyre qe flasin per rend demokratik, per perendim, Amerike e Evrope, ne duhet te jemi me te fortin sepse jemi vend i vogel, pavaresisht shkeljes se te drejtave te njeriut.

Ne fakt eshte fat qe jemi te drejtuar nga Evropa, me hir a pa hir. E them kete pa hir, se te ishte per te korruptuarit dhe keta pseudodemokratet ‘islamiste’, ne do ishim diktature klasike ku do ishim me te fortin e sdo linim princip pa shkelur.

E pra, nese ka te drejta per myslimanet ne perendim, kjo ska ardhur si rezultat i makiavelizmit, por i perpjekjes se shoqerise civile per ti dhene te njejtat te drejta edhe pakicave, ne kete rast myslimaneve. Ne fakt, nje lexim korrekt i historise tregon pikerisht kete si arsyen kryesore te perhapjes se islamit ne shekujt e pare;

Ne nje kohe ku perandorite e medha ishin jotolerante ndaj feve apo sekteve ndryshe (madje dhe te krishtera), feja e re, Islami, i jepte te drejte praktikimi te gjithe grupeve te krishtera dhe hebrenjve. Pra, nuk ishin me te fortin, por me te drejten. Ndoshta kjo eshte arsyeja qe sot, ndodh e kunderta; te gjithe myslimanet perpiqen te emigrojne ne perendim.

Pyetjes se kush eshte i forti ne kete rast, mund te themi se eshte ai qe paguan. Sepse ndryshe nga ç’synojne keta si te forte, ne fakt ata qe jane realisht te fortet, po jane me korrekte me vlerat demokratike, vlerat universale dhe ato islame, me shume se tregtaret e fese.

Share: