Home KRYESORE Shenjat e horoskopit, të cilat pas ndarjes i rikthehen ish-partnerit

Shenjat e horoskopit, të cilat pas ndarjes i rikthehen ish-partnerit

Shenja në të cilën ndokush është lindur deri në një masë përcakton karakterin, madje edhe sa është romantikë në dashuri, në aventura, sa është besnik… dhe si përballet me ndarjen.

Natyrisht, këtu rol kanë edhe ndikimet e tjera – lidhjet e mëparshme, edukimi, ambienti jetësor – mirëpo yjet janë shumë të rëndësishme te bashkimet dhe ndarjet.

Në bazë të shenjave të partnerit tuaj mund të mësoni se çka prisni nëse marrëdhënia juaj merr drejtim të gabuar.

A do ta pranoni që lidhjes i ka ardhur fundi apo do të kthehet vrap në përqafimin tuaj?

Te këto pesë shenja shanse më të mëdha për ndarje nuk janë të përhershme.

PESHQIT

Peshqit janë më të butët, më të ndjeshmit dhe me epsh më të madh se të gjitha shenjat e horoskopit, andaj dashurohen marrëzisht dhe përgjithmonë.

Madje edhe nëse ndarja është gjëja më e mirë për të dy partnerët, njerëzit e lindur në këtë shenjë vështirë mund të ndahen nga partneri dhe do të bëjnë çdo gjë që të qëndrojnë bashkë.

Nëse ndodh ndarja, Peshqit pothuajse gjithmonë i kthehen partnerit dhe do të japin çdo gjë nga vetja që të gjejnë mënyrën se si ta mbajnë partnerin.

VIRGJËRESHA

Të lindurit në shenjën e Virgjëreshës shpejt dhe lehtë do ta ndërrojnë partnerin nëse lidhja nuk do të jetë serioze, mirëpo kur një herë dashurohen seriozisht, vështirë do të ndahen nga personi i dashur.

Janë të gatshëm që angazhohen shumë për lidhjen të cilën e duan. Madje edhe nëse grinden keq dhe ndahen, partneri i Virgjëreshës mund të llogaritë që Virgjëresha do të kthehet dhe do të shpëtojë lidhjen.

LUANI

Është e vërtetë që Luani ka egon shumë të madhe, mirëpo kur një herë dashurohet, për dashurinë lufton si luan. Lidhjen joserioze shpejt do ta harrojë, mirëpo dashurinë e vërtetë assesi.

Pas ndarjes ndoshta do të mbajë qëndrim prej “bandilli”, do të dalë në takime, do të flirtojë me të tjerët, mirëpo kjo nuk do të thotë se e ka harruar partnerin; përkundrazi, me këto sjellje bëhet sikur gjoja nuk mendon për personin e dashur.

Merrni parasysh që ky është Luan: hapin e parë për pajtim patjetër duhet ta bëjë pala tjetër dhe ai do ta pranojë me kënaqësi.

BRICJAPI

Bricjapët dashurojnë për kohë të gjatë. Të lindurve në këtë shenjë u përshtaten lidhjet e qëndrueshme dhe jeta periodike kështu që nuk janë të prirë të ndërrojnë partnerë. Një herë kur vendosin të lidhen me dikë, do të përpiqen që lidhja të ketë sukses dhe të zgjasë.

Si shenjë tokësore, kryesisht janë luftarakë dhe dukshëm të prirë në reflektim logjik sesa në emocione të fuqishme.

Nëse mendojnë që lidhja mund të shpëtohet, i kthehen partnerit dhe bëjnë çdo gjë që ta shpëtojnë lidhjen.

SHIGJETARI

Shigjetarët janë gjeni, të vrullshëm, të zjarrtë, të sinqertë deri në maksimum.

Shigjetarët nuk janë edhe aq të lindur për lidhje të gjata dhe të qëndrueshme. Mirëpo kur njëherë e gjejnë dashurinë e jetës, asgjë nuk mund t’i pengojë që me atë person të jenë përgjithmonë.

Nëse ndodh të ndahen, personi i lindur në shenjën e Shigjetarit kthehet te partneri i vet.


360grade.al

Share: