Home KRYESORE Shperthen Alibeajt: 23 qytetarët kuksianë u rrëmbyen, hakmarrje e Edi Ramës!

Shperthen Alibeajt: 23 qytetarët kuksianë u rrëmbyen, hakmarrje e Edi Ramës!

Deputeti demokrat Enkelejd Alibeaj ka folur për ‘’Fax News” nga protesta që po zhvillohet në ambjentet e jashtme të Drejtorisë së Policisë së Tiranës.

Alibeaj u shpreh se arrestimi që iu bë 23 qytetarëve kuksianë është bërë jashtë çdo norme ligjore.

‘’Ka shkelje dramatike të ligjit dhe të mënyrës së trajtimit të 23 qytetarëve. Janë arrestuar natën rreth orës katër, sipas ligjit të procedurës penale, arrestimet mund të kryhen deri në orën 22 të mbrëmjes. Mësymja në orën 4 të mëngjesit, duhet që të shoqërohej nga një shkresë nga ana e Prokurorisë, gjë që nuk është e vërtetë.

Shkelja tjetër që ishte dhe më e rëndë, ishte fakti se vetëm dje në orën 2 pasdite janë lëshuar urdhër-arrestet. Ata janë rrëmbyer nga shtëpitë e tyre, ata njerëz mbahen të sekuestruar, kundër çdo norme normale. Pyetja që shtrohet është se pse gjithë ky ngut nga ana e Prokurorisë dhe Policisë.

Është thjesht dhe vetëm hakmarrja që Edi Rama po bën ndaj kuksianëve. Ky është dëmi më i madh që i shkaktohet publikut”, u shpreh Alibeaj.

Share: