Nga Sadiela Olloni
Lloji i arrestimit gjate nates te djemve kuksiane me ngjason me regjimin e KGB-se. U derguan ne Tirane ndersa Kukesi eshte dendur me forca policie. Nuk mund te ulesh zemerimin me presion.
Veprimi i sotem eshte vetem presion dhe te “erreson” mendjen sepse ne erresire u be. A do te tregosh se je shtet, se ke shtetin ne dore dhe e perdor tek disa djem qe protestuan se varferia po i vret?
Vetem ti z.Kryeminister ishe kunder te gjitheve sot dhe dje. Po e di cfare? Gjithe shqiptaret ishin ke ata djem , gjithe shqiptaret i perkrahen. Rendesi ka te jepet shembulli pak rendesi menyra.
Nese mendon se situaten e ke ne dore, largoji forcat policore nga Kukesi se e ke bere shtetrrethim. Dhe liro te arrestuarit qe jane me pak te rrezikshem se gjithe trafikantet qe le te lire rrugeve te Shqiperise.
Ndersa kuksianeve u them: Mos kini frike te protestoni per te drejtat tuaja! Fundja as keshilltaret e tu socialiste nuk ishin me TY, nuk menduan si TY! Ne fund te dites, ata si gjithe kuksianet e dine sa e veshtire eshte mbijetesa ne kete qytet .
Nuk mund te fusesh ne burg te gjithe shqiptaret vetem se jane te pakenaqur me qeverisjen tende!