Home KRYESORE Shpëtuam nga “përbindëshi” kinez, ja ku ka rënë stacioni hapësinor ‘Tiangong-1’

Shpëtuam nga “përbindëshi” kinez, ja ku ka rënë stacioni hapësinor ‘Tiangong-1’

Në median ndërkombëtare thuhet se stacioni hapësinor kinez i cili kishte dalë nga kontrolli nuk ka goditur Europën (siç mendohej) por ka rënë në Oqeanin Paqësor.

Tiangong-1 i Kinës u shkatërrua gjatë rihyrjes në atmosferën e Tokës mbi Paqësorin e Jugut, sipas agjencise kineze dhe raporteve amerikane. Ai hyri për herë të dytë në atmosferë sot rreth orës 00.15.

Tiangong-1 u nis në vitin 2011 për të kryer eksperimente në orbitë. Ai ishte pjesë e përpjekjeve të Kinës për të ndërtuar një stacion hapësinor me njerëz deri në vitin 2022, por u ndërpre në mars të vitit 2016.

Ekspertët ishin përpjekur për të parashikuar saktësisht se ku laboratori do të bënte rihyrjen dhe agjencia kineze e hapësirës gabimisht sugjeroi pak para rënies se do të ndodhte në Sao Paulo, Brazil.

Më herët ishte thënë se stacioni hapësinor, mund të binte në Europe. Konrektisht Greqi, Italia rrezikoheshin nga mbetjet toksike të laboratorit hapësinor kinez. Duke qenëse jemi shtete kufitare rrezik për ndotje mund të kishte edhe Shqipëria.

Sot njoftohet zyrtarisht nga Agjencia Evropiane e Hapësirës se “shanset që ndonjë njeri të goditej nga copëzat e satelitit të shpërbërë ishin 10 milionë herë më të vogla se shanset vjetore për t’u goditur nga rrufeja”. /Opinion.al

Lajmi ne mediat e huaja:

https://www.express.co.uk/news/world/940238/chinese-space-station-tiangong-1-pictures-space-craft-crash-Earth
https://edition.cnn.com/2018/04/01/asia/tiangong-1-china-space-lab-falls-intl/index.html

Share: