Home KRYESORE Situates ne Shqiperi po i vjen era ’97! Nga Alban Daci

Situates ne Shqiperi po i vjen era ’97! Nga Alban Daci

Me keqardhje dhe si qytetar i Shqiperise, te cilen e deshiroj te zhvilluar, demokratike dhe te anetaresuar ne BE, pasi kam folur i pari dhe i vetmi rreth kater muaj me pare se ” Shqiperia eshte ne prage te Mani Pulite”, por marr prape guximin me thene se Shqiperia eshte ne prage te nje ’97 te re qe do te ishte nje fatkeqesi e madhe per Shqiperine dhe per cdo shqiptare.

Procese si Mani Pulite, sjellin perplasje elitash politike, rrezime elitash dhe zevendesime. Elitat ne Shqiperi jane per fat te keq vetem politike dhe veten prone e politikes dhe prodhim i saj.

Intelektualet e ashtquajtur jane me tituj te dhene nga politika, suksesi dhe jetesa e tyre varet nga pushteti si rezultat i politikes.

Biznesmenet dhe bizneset jane prodhim i politikes, prone e politike e lindin, zhvillohen e falimentojne sipas raportit qe kane me klasen politike qe merr e mban pushtetin.

Punesimi eshte vetem prodhim i politikes. Punesohen, krijojne mireqenie e bejne karrier vetem si pasoje e politikes dhe i rezultateve te pushtetit qe ajo krijon. Ne keto 27 vite jane punesuar, kane siguruar mireqenie, le themi, kane bere karrier politike vetem ata qe i jane zvarritur pushtetit dhe i kane sherbyer politikes.

Varferia dhe disnevelet sociale ne Shqiperi kane qene e vazhdojne te jene nje strategji e klases politike, per te varferuar qytetaret dhe per te varur mbijetesen e tyre vetem nga preferenca politike dhe sherbimi i devotshem per politiken. Varferia nuk ka qene pjese e asnje pushteti per tu luftuar, perkundrazi te gjitha pushtetet e subjektet politike e kane perdorur varferine e masave per te mbajtur e konsoliduar pushtetin politik.

Per keto arsye, te sundimit absolute te politikes e pushtetit mbi shoqerine dhe formave perberese te saj, procesi i Mani Pulite ne Shqiperi nuk mund te jene nje proces vetem me efekte juridike fale edhe Reformes ne Drejtesi, por do te kete efekte te renda, trazira, lufte e mirefillte per pushtete e stilit Makiavelist. Pra, kush humb betejen, humb cdo gje duke perfshire edhe jeten e kush e fiton betejen, fiton pushtetin, mbijetesen politike dhe krijon nje establishment te ri qe do te zgjase edhe per 20 vite te tjera me te njejtat karakteristika te ketij tranzicioni

Cfare ndodhe nese ndodh kjo qe po parashikoj?

– Shqiperia humb BE dhe fillon nje tranzicion i ri me nje periudhe 20 vjecare te gjate;

– Humb pergjithmone mundesine europiane;

– Rrezikon seriozisht sovranitetin dhe Pavaresine;

– Rrezikon seriozisht unitetin kombetar;

– Shkaterron ne themel mundesine reale per Demokraci dhe Shtet te se Drejtes

– Rrezikon renien ne anarki totale dhe jo ne totalitarizem;

– Viktima te pafajshem me heronj te padobishem.

Share: