Home KRYESORE Taksa për Rrugën e Kombit, Dhomat e Tregtisë: Dënojmë çdo akt vandal...

Taksa për Rrugën e Kombit, Dhomat e Tregtisë: Dënojmë çdo akt vandal në protestë

Në një kohë kur i gjithë aktualiteti ‘zien’ nga çështja e ditës që është protesta për taksën për Rrugën e Kombit, Unioni i Dhomave te Tregtisë ka dalë në një konferencë për shtyp. Gjatë fjalës së tij, kreu i Dhomës së Tregtisë dhe Industrisë Nikolin Jaka theksoi se dënojnë çdo akt dhune ndaj sipërmarrjes.

“Do kërkojmë një dialog më të drejtë. Sot jemi në lëtë reagim, jo në kushtet e negocimit të kontratës. Sot ne si forum dënojmë çdo akt vandal që ka shkatërruar një pasuri private. Secili prej nesh i bie ta braktisë këtë vend. Ne duhet të krijojmë optimizmin. Nëse do dalim të kundërshtojmë pa bërë analizë, atëherë eja e bëjmë. Por duhet të analizojmë. Rruga e Kombit është një procedurë 10 vjeçare e dështuar. Duhet të bëjmë analizat e sipërmarrësit investues. E dënojmë rëndë vandalizmin dhe mbështesim qytetarët. Por duhet të jemi së pari qytetarë.”, tha Jaka.

Ndërkohë, kreu i “Biznes Albania”, Luan Bregasi theksoi se shqiptarët nuk janë mësuar që të paguajnë taksa për rrugën.

“Jemi vend që nuk jemi mësuar të paguajmë taksën e rrugës. Ende nuk e dimë nëse është e ulët apo lartë, për shkak edhe të traditës së vendit. Në gjykimin e parë duhet të kishte më transparencë. Rruga e Kombit është arterie kryesore.”, tha Bregasi./360grade.al

Share: