Nga Tritan Shehu
Deklarate jo e pershtatshme e Ambasadorit Lu, ndaj bindjeve te mija personale per homoseksualizmin, ne nje konference te “pilotuar”:
Une si deputet i Kuvendit, si perfaqesues i Qendres se Djathte dhe i elektoratit te Qarkut te Gjirokastres kam te drejten time te shpreh edhe bindjet e principet e mia personale per te tilla ceshtje, kuptohet brenda ligjeve te vendit tim.
Sic une i respektoj bindjet e te tjereve, kerkoj nga kushdo te respektoje edhe te mijat, kjo eshte demokracia; sot jam shokuar!
Eshte vetem elektorati im, ai qe mund te me gjykoje per ato.
Prandaj duke marre shkas nga prononcimi Juaj Z.Ambasador i emrit tim, referimi qe i bete elektoratit te Qarkut te Gjrikastres per ceshtje thejsht bindjesh, dua ta riskjaroj ate popullesi fisnike se une jam kunder cdo forme diskriminimi si mjek, si Profesor, si deputet e ne radhe te pare si Njeri, gje qe me ka shtyre te jem edhe nje nga promotoret e Ligjit Kunder Diskriminimit.
Po keshtu per mua ka ca principe te Shenjta, nje nga keto eshte mbrojtja e familjes e perbere nga burri, gruaja e me shprese me tej femijet, si themel i ekzistences njerezore e e vlerave me sublime te shoqerise.
Nga ana tjeter gjykoj se rritja e nje femije te adoptuar nuk mund t’i besohet cifteve gay.
Keto jane parimet qe une kam mbrojtur pa diskriminuar kerkend, qe jane te sanksionuara ne legjislacionin shqiptar dhe qe mbizoterojne ne elektoratin tim.
Nqs dikush dyshon per kete, mund ta testoje ate ne cdo rast; jam gati ta ndihmoj.
Nga sa di une edhe ne shumicen dermuese te ShBA-se dominojne te tilla principe e ligje.
Ndersa ne lidhje me gjuhen e rende te perdorur ndaj kolegeve deputete nga deputetja Hysi, si dhe per devijimin e asaj konference prej ceshtjeve te diskriminimit, tek propaganda per martesat gay, do te diskutoj ne Kuvend.
Isha i detyruar te beje kete skjarim, megjithese tashme Shqiperia ka ceshtje shume me te rendesishme per te zgjidhur se keto.