Home KRYESORE Vetëvrasje….. nga Orhan Veli Kanık

Vetëvrasje….. nga Orhan Veli Kanık

Përktheu: Elona Caslli

 

Duhet të vdes pa i thënë njeriu.
Një curril gjaku duhet të rrjedhë në cep të gojës sime.
Ata që nuk më njohin do të thonë:
“ Me siguri do ketë rënë në dashuri.”
Ata që më njohin do të thonë:
“ Shpëtoi! I shkreti, vuante aq shumë.”
Por asnjëra nga këto, nuk është arsyeja e vërtetë.

Share: