Home I pakategorizuar Video/ Avokati tregon se si u falsifikua orari i arrestimit të kuksianëve....

Video/ Avokati tregon se si u falsifikua orari i arrestimit të kuksianëve. Policia shkoi në orën 2:45 në banesat e tyre

Avokati Altin Goxhaj, i ftuar në studion e Fax News për të folur në lidhje me një video ku tregohet arrestimi pas mesnate i disa protestuesve kuksianë për ngjarjen  në Rrugën e Kombit tha se kjo është video më e rëndësishme e të gjithë ngjarjes pasi tregon të vërtetën e të gjithë procesit që u zhvillua gjatë ditëve në vazhdim.

Avokati Goxhaj udhëtoi pak ditë më parë në Kukës, në shtëpinë e dy prej të ndaluarve të dyshuar si shkatërrues të traut të Rrugës së Kombit, Latif Herenit.

“Kemi të bëjmë me një ndërhyrje në orën 2 e 45 të mëngjesit që quhet dhunim banese. Kjo dhunë është gjysma më e dobët e të keqes. Gjysma më e madhe e të keqes është falsifikimi i orës së arrestimit dhe Gjykata duke qenë e qartë, e ka miratuar këtë falsifikim.” – tha Goxhaj.

Goxhaj u shpreh se kryeprokurorja, ministri i Brendshëm dhe kryemnistër që deklaruan njëkohësisht se përgjegjësit do përballeshin me drejtësinë, janë tre institucione që s’kanë lidhje të drejtpërdrejta me hetimin.

“Policia që u ka shkuar në shtëpi nuk kishte asnjë shenjë dalluese se kush ishin këta njerëz që po arrestojnë, asnjë numër. Dhe në shkelje të ligjit sepse ndalohet shkuarja në shtëpi nga ora 8 e darkës deri në 7 të mëngjesit, përveç se në raste flagrance me vendim gjykate.

Kanë shkuar vetëm me një listë nga spiunë të qytetit. Ky është spiun i kohës së Sigurimit të Shtetit që bënte këtë punë, e kanë identifikuar vetë qytetarët e Kukësit.” – tha Goxhaj.

“Avokati ka theksuar se videoja që ai ka publikuar rrëzon të gjithë Reformën në Drejtësi. Kjo video tregon që vendimi për protestuesit është falsifikuar me dijeni të plotë nga Gjykata.

Me urdhër të Lulzim Bashës nuk më kanë lejuar mua që të jem avokati i protestuesve. Jemi e vetmja studio ligjore që kemi nxjerrë nga burgu të gjithë demokratët që janë futur nëpër burgje apo që janë përballur me padrejtësinë.” – theksoi Altin Goxhaj për rolin pengues të PD në të gjithë këtë process.

“U bëj thirrje SHÇB në Minsitri të Brendshme të shkojnë në Kukës të marrin kopjen e videos nga serveri i sistemit që të mos fshihet në krye të 15 ditëve. Shërbimi i Kontrollit të Brendshëm ka për detyrë të mos lejojë shkatërimin e provave të shkeljes së ligjit nga punonjësit të ligjit.”- tha ai. / Fax web

Share: