Home KRYESORE Video – Ekskluzive/ Cfarë po ndodh në ambjentet e Komisariatit Nr.3, ku...

Video – Ekskluzive/ Cfarë po ndodh në ambjentet e Komisariatit Nr.3, ku po mbahet studiuesja e njohur amerikane

Studiuesja dhe pedagogia amerikane Lory Amy e cila ndodhet në Tiranë për një studim lidhur me krimet e komunizmit, është ndaluar sot nga blutë e kryeqytetit dhe ndodhet në ambjentet e Komisariatit Nr.3.

Në videon që na dërgojnë persona shoqërues me zonjën Amy, shihet se stafi I policisë u kërkon atyre ta heqin celularin me të cilin filmojnë, ndërsa vetë efektivët përpiqen t’I mbulojnë fytyrat.

Sipas asaj që vetë zonja Amy ka rrëfyer pasi ka kontaktuar në Opinion.al, ajo është ndaluar nga policia po ju dhënë një motiv  për arsyet e këtij shoqërimi në komisariat.

Studiuesja është ndaluar pak minuta ma parë, teksa është gjendur përpara drejtorisë së Policisë së Tiranës, ku familjarët e të arrestuarve në protestën e Kukësit janë mbledhur për të kërkuar lirimin e tyre.

Ajo ka pohuar  në telefon për Opinion.al , se teksa kalonte pranë Drejtorisë së Policisë, ka vërejtur që në rrugën e bllokuar nga njerëzit policia lejonte hyrjen e makinave deri në një pikë të caktuar dhe më pas i detyronte ato të ktheheshin pas, duke krijuar një rreth të mbyllur lëvizjeje, që krijonte kaos në trafik.

Zonja Amy është afruar tek policët duke u kërkuar  që t’I orientojnë makinat që në hyrje të rrugës e të mos I lejojnë të hyjnë në zonën e protestës, por ata kanë refuzuar.

Atëherë zonja ka dalë në rrugë dhe ka menduar të kryejë një detyrë qytetare, duke u thënë shoferëve ta shmangin zonën, sepse është e bllokuar.

“Dukej sikur policisë i interesonte ky kaos”, ka thënë zonja Amy për Opinion.al. Ata janë afruar dhe I kanë kërkuar të largohet, por pasi ajo ka refuzuar, policët kanë vendosin ta shoqërojnë në komisariat, sikurse shihet edhe në videot e fotot  më poshtë. / Opinion.al

Share: