Duket se Kukësi po përjeton ditë të tensionuara pas protestës së të shtunës së javës së kaluar në Kalimash. Raportohet se prej asaj dite forca të shumta policore patrullojnë rrugët e qytetit duke mbjellë tek qytetarët edhe një ndjenjë terrori.
Një prej qytetarëve kuksiane i ka dërguar një video ish-kryeministrit Sali Berisha i cili e publikon duke shkruar:
“Narkopolicet e Edvin Kristaq Ramës te armatosur gjer ne dhembe vazhdojne dhe sot terrorin policor ne qytetin e Kukesit!”