Home KRYESORE VIDEO-LIVE/ Seanca për protestuesit e Rrugës së Kombit rinis pas tensionit

VIDEO-LIVE/ Seanca për protestuesit e Rrugës së Kombit rinis pas tensionit

Ka nisur më në fund seanca për masat e sigurisë për 23 personat e arrestuar në Kukës për protestën në Rrugën e Kombit. Seanca ishte parashikuar në 09:00 por nisi me një orë vonese për shkak të tensionit në dyert e gjykatës. Aty jane vendosur forca te shumta policie që penguan në fillim deputetet e PD, LSI si dhe familjaret te ndiqnin seancen. Pati konfrontime dhe lendime te deputeteve te PD. Me pas gjykatesja lejoi deputetet te ndjekin seancen.

Në sallë janë deputetet PD: Edmond Spaho, Gent Strazimiri, Flamur Noka, Albana Vokshi, Jorida Tabaku, Dhurata Cupi, Aldo Bumci, Orjola Pampuri, Rudina Hajdari. Nga LSI janë Shezai Rrokaj, Floida Kerpaci, Norma Malaj.

Jashtë vazhdon protesta e qytetareve te cilet kane bllokuar rrugen perpara gjyaktes.

*Pamje nga seanca ne Gjykaten e Tiranes

Share: