Home KRYESORE Video/ Mësuesi e puthi nxënësen pas orës së mësimit, pezullohet nga puna

Video/ Mësuesi e puthi nxënësen pas orës së mësimit, pezullohet nga puna

Drejtoria Arsimore e Qarkut Vlorë ka pezulluar përkohësisht nga detyra mësuesin Neshat Tepelena i cili u akuzua nga prindërit e një nxënëseje të klasës së pestë se e kishte ngacmuar seksualisht.

Prindërit e kishin denoncuar më herët mësuesin por Drejtoria në fjalë nuk e kishte marrë parasysh denoncimin.

Ndërkohë që bërja publike e rastit në media ka sjellë edhe lëvizjen e Policisë.

Për rastin ka folur edhe drejtrori i Zyrës Arsimore Delvinë, Pëllumn Qerimi, i cili është shprehur se nuk kanë qenë në dijeni të rastit. Dhe se për rastin në fjalë do të vihet në lëvizje Komisioni i Disiplinës.

Dëshmia e vajzës dhënë për Ora Neës

Një rast ngacmimi seksual me të mitur në një shkollë 9 vjeçare në fshatin Kalasë, bashkia Delvinë është denoncuar nga famuljarët dy muaj pas ngjarjes.

Ngjarja flitet se ka ndodhur në shkollën “Ali Hajdini”.

11 vjeçarja, nxënëse e klasës V pretendon se mësuesi e ka puthur në buzë

Rrëfimi i të miturës A.A për Ora News:

Isha me një shoqe dhe po pastroja shkollën. Kur vajtëm në mes të korridorit më thotë lërja leckën shoqes dhe hajde pak në klasë. Më thoshte kur ta bëja me shenjë përse nuk dilje jashtë. E pyeta pse të dilja? Po nuk dole më, më tha do të të vë 4. Unë i marr vetë 4-at dhe 10-tat e mia dhe më puthi. Unë ika.

Ngacmimi seksual u mbajt i fshehtë prej dy muajsh për shkak të paragjykimeve. E ëma tregon se nuk e ka bërë publik rastin edhe sepse ka pasur ndërhyrje për të mos folur

Mamaja e vajzes: Më tregoi se në orën e pastrimit e kishte kapur vajzën dhe e kishte puthur. Ne nuk e vazhduam historinë. Ai u interesua që ne të mos bëjmë gjë denoncim.

Prindërit ishin divorcuar ndërsa 11-vjecarja A. A jetonte prej vitesh në fshatin e gjyshërve të saj në Kalasë të Bashkisë Delvinë, ndërsa e ëma e saj jeton në Sarandë.

Nena: “Vajza qëndroi dy muaj në shkollë, nuk vajti fare. Tani vajza shkon sepse mësuesi është larguar nga aty dhe në vend të tij ka ardhur vajza e tij për të dhënë mësim”

Mësuesi Neshat Tepelena momentalisht nuk është pezulluar por është transferuar nga drejtoria arsimore në Sarandë në një shkollë tjetër fshatit Tatzat.

Ora Neës ka kërkuar një reagim zyrtar nga ministria e Arsimit dhe për të mësuar nëse shkaku i trasnferimit ka qenë pikërisht ky akt.

Jashtë kamerave, banorët e fshatit thonë se ky nuk ishte rasti i parë, madje disa prej tyre thonë se ky është rasti i tretë i ngacmimit seksual me nxënësit i këtij mësuesi./opinion.al

Share: