Home KRYESORE Video/Pas 50 vitesh martesë cifti në prag të divorcit, shkak firma e...

Video/Pas 50 vitesh martesë cifti në prag të divorcit, shkak firma e hedhur nga…

Bashkëshortët Vera dhe Marko janë bërë pjesë e rubrikës “Shihemi në gjyq” në emisionin “E Diela Shqiptare” për shkak të një firme, e cila i ka çuar në rrezik divorci pas 50 vitesh martesë.

“Kam ardhur këtu dhe kam sjellë zotërinë se kam 3 vjet, po shkojnë 4, që sherri ynë është vetëm ‘firma’. Thoshte i kam marrë unë, por unë i thoja që pasurinë e kam dhe unë. Mos m’i lër fëmijët pa pasuri! Ai nuk më besonte e më thoshte ku e gjete shkollën ti. Unë nuk kam shkollë siç kanë këta sot, por kam të vërtetën. Si e bëri ky? Hodhi firmën dhe nuk pyeti as djemtë e as mua!”,  u shpreh Vera.

  

Juristja Eni Çobani i ngriti pyetjen Markos se si ka mundur të firmosë pa pyetur 4 bashkëpronarët e tjerë. Ai rrëfeu se dy motrat e tij dhe një notere i kanë shkuar një mbrëmje në shtëpi dhe i kanë kërkuar të firmosë një dokument për tokën e nënës së tyre, Aspri Sema.

Vera tregoi se nuk kanë patur marrëdhënie të mira me familjarët e bashkëshortit të saj, ndaj dhe vendosën të hiqnin dorë nga toka që trashëguan nga e ëma e Markos, duke ia lënë djalit që ka jetuar me të. Por në këtë moment nisën problemet në familjen e tyre.

Zonja Eni posedon një deklaratë noteriale nga Marko Sema, që sipas saj, është firmosur një herë e më pas është shtypur akti, por megjithatë duhet të provohet nga një ekspert. Marko e ndërpreu duke thënë që është dokument i falsifikuar, pasi e pohon që ka firmosur në disa dokumente bosh.

I pyetur nga moderatori i emisionit “E Diela Shqiptare”, Ardit Gjebrea se përse e ka firmosur, ai u shpreh se ia ka kërkuar noterja. Juristja Çobani shpjegoi se Marko pretendon që ka firmosur vetëm disa prej tyre, ndaj rezulton se është falsifikuar.

Por Gjebrea tha se nëse do të ishte e  falsifikuar, personi përgjegjës do të mund të firmoste ku duhej dhe jo në fund të dokumentit.

Vera e zhgënjyer nga bashkëshorti rrëfeu frikën që ka nëse ai ka firmosur vetëm për pronën e të ëmës apo edhe për tokën dhe shtëpinë e tyre. Por Eni Çobani u shpreh se nuk duhet të frikësohet kur bëhet fjalë për tokë bujqësore, pasi ajo dhe fëmijët e saj janë bashkëpronarë dhe do të mund të hedhin poshtë fare lehtë dokumentet që mund të firmosë Marko.

Ajo lexoi dëshminë noteriale që ka firmosur ky i fundit, ku thuhej: “Në kushtet që nëna ime e quajtur Aspri Sema, e bija e Profit dhe Maries, ka vdekur dhe kjo vërtetohet nga certifikata e vdekjes, e lëshuar nga zyra e Gjendjes Civile Libofshë, unë me cilësine e trashëgimtarit ligjor të saj, heq dorë nga pjesa takuese që më përket nga trashëgimia ligjore e saj, në bazë të nenit 53/3 të ligjit “Për noterinë“.

Pra, Marko Sema ka hequr dorë nga pjesa që ka trashëguar nga e ëma, por ajo çka nuk u kuptua në këtë problematikë është fakti që ai pretendon se ka firmosur në katër fleta të bardha. Ai shtoi se e ka shoqëruar kushëriri, i cili ia ka lexuar dokumentin, pasi vetë nuk e kuptonte.

Vera – Shkoi dhe vëllai i nuses, shkuan të gjithë atje. Ky shkoi, i tha ajo duhen dhe këto dhe firmosi nja katër.

Eni Çobani – Ky kushëriri juaj pse ju shoqëronte? Kush është kushëriri juaj?

Vera – Kushëriri pse s’të erdhi aty ty, por të la vetëm? Në shtëpi erdhi të mori e aty të la vetëm. Dhe ai vëllai i nuses rrinte këmbë përmbi këmbë e bënte muhabet, ndërsa ti shkove aty dhe shkrove. Mos ta shkruaje ti se s’kishte asgjë aty! Të lutem Marko se më more në qafë fëmijët!

Marko – Ke të drejtë për atë…

Vera – Ta dish mirë se s’më ke lënë që ta ndiqja. Më ke thënë ik dhe thefsh kokën! Ka bërë gabimin më të madh se ata nuk e deshën kurrë dhe shkoi firmosi dhe nuk i lexoi fare!

Juristja Çobani tregoi se ekziston akt-marrja e tokës bujqësore në emër të Marko Semës, me sipërfaqe 26,200 metra katrorë tokë, për të cilën janë bërë disa certifikata pronësie. Pavarësisht faktit që ato janë në emrin e tij, Vera dhe fëmijët e tyre janë bashkëpronarë ligjorë. Në një prej certifikatave të pronësisë, ku thuhet se janë 200 metra katrorë, bashkëshortët pretendojnë se në të vërtetë janë 476 metra katrorë tokë, por pjesa tjetër iu është konsideruar tokë-shtet nga topografi.

“I thashë po metrat e tjera ku i ke, 270. Aty janë tha, brenda mureve. Por a flet muri o xhan? S’flet muri i thashë, flet kjo (dokumenti)”,tha Vera.

Publiku i emisionit “E Diela Shqiptare” në këtë seancë ndërmjetësimi i dha të drejtë Verës, e cila ka këmngëngulur të jetë pjesë e procedurave, por Marko nuk e ka lejuar. Ndaj dhe tani ajo kërkon të drejtën e saj dhe të fëmijëve të tyre.

Zonja Eni tregoi se deklarata noteriale që ka bërë Marko Sema për të hequr dorë nga pjesa që i takon nga trashëgimia e të ëmës, nuk është e vlefshme, pasi përpos dyshimit për falsifikim, nuk ka të bashkangjitur pjesën takuese të tij dhe certifikatën e pronësisë. Ajo shpjegoi se fillimisht duhej të ishte bërë pjesëtimi i pasurisë në bazë të një dëshmie trashëgimie pas vdekjes së prindërve, më pas të regjistrohej pranë zyrës përkatëse të regjistrimit të pasurisë dhe më pas do të mund të zgjidhnin për fatin e asaj prone, nëse do ta mbajnë ose jo.

Vera kërkon ndihmën e juristes Çobani, që të shkojnë të tre për të zgjidhur problemin me tokën me sipërfaqe 276 metra katrorë, që iu është deklaruar padrejtësisht tokë-shtet.

Marko tha se ia ka dhuruar me dëshirë 1 dynym tokë vëllait që jetonte me të ëmën, por zonja Eni i shpjegoi se duhet të specifikohen kufijtë në deklaratë, në mënyrë që të mos  ketë keqkuptime dhe pretendime nga ana e bashkëshortes së tij./tvklan.al

Share: