Home KRYESORE VIDEO/ Po ndodh tani tek drejtoria e policisë. Shumë qytetarë i bashkohen...

VIDEO/ Po ndodh tani tek drejtoria e policisë. Shumë qytetarë i bashkohen kuksianeve, kërkohet lirimi i protestuesve

Protesta përpara Drejtorisë së Policisë në Tiranë ka rinisur mëngjesin e sotëm. Familjarëve që qendruan gjatë gjithë natës aty i janë bashkuar sot qytetarë të ndryshëm por edhe deputetë të PD. Ata kërkojnë lirimin e 23 të arrestuarve pas protestës së dhunshme në Kukës, kundër taksës së Rrugës së Kombit.

Protesta në kryeqytet nisi ditën e djeshme rreth orës 19.00, ku dhjetëra qytetarë i bënin thirrje policisë dhe kryeministrit për të liruar të arrestuarit. Ata drejtojnë gishtin tek Edi Rama i cili ka urdhëruar arrestimet, sipas tyre të padrejta.


*Pamje te protestes se sotme tek Drejtoria e Policise se Tiranes

Protesta te Drejtoria e Policise per lirimin e protestuesve ka rinisur. Qytetare e familjare te bashkuar!

7
Share: