Një debat i madh është hapur këto ditë në SHBA. Ka dyshime të forta se miliona USD kanë dalë nga administrata Obama për llogari të fondacionit SOROS i cili vepron prej vitesh në Shqipëri. Duke folur për këtë skandal, Presidenti i “Judicial Watch”, tha në emisionin e Tucker Carlson në Fox News se me këto para SOROS ka financuar Partinë Socialiste të Shqipërisë. Ka dokumente, tha Fitton se rreth 9 milionë dollarë janë shpenzuar për aktivitetet politike në Shqipëri.
“Paratë shkuan për të fuqizuan qeverinë socialiste të Shqipërisë”, tha Tom Fitton në Fox News (shih videon më poshtë). Ai tha se një anketë e zhvilluar në Shqipëri për mbështetjen e reformës në drejtësi u financua pikërisht me këto para.
Kështu, sipas tij, reforma në drejtësi në Shqipëri është financuar drejtpërdrejt nga SOROS me qëllimin e vetëm që ky sistem të kapej nga Edi Rama.
Ai pretendon se subjektet e lidhura me Sorosin kanë qenë të lejuara të këshillojnë për sipërmarrjet e politikës së jashtme amerikane edhe jashtë Shqipërisë.
Judicial Watch njoftoi se gjashtë ligjvënës të udhëhequr nga senatori Mike Lee (R-Utah) i kërkuan sekretarit të shtetit të atëhershëm, Rex Tillerson, të bënte një hetim në çështjen Soros-Shqipëri.
*Ndiqeni të plotë deklaratën e Tom Fitton për gjigandin amerikan të informimit Fox News/Opinion.al