Home Gjeo-Ekonomia Vlahutin: Zbardhni sa kushtojnë rrugët në Shqipëri dhe sa në rajon

Vlahutin: Zbardhni sa kushtojnë rrugët në Shqipëri dhe sa në rajon

Në një tryezë konsultimi për financat publike, Ambasadorja e Bashkimit Europian, Romana Vllahutin e vuri theksin te rritja e transparencës së tyre jo vetëm si kusht për negociatat me BE-në, por edhe si një mjet për të njohur qytetarët me fatin e fondeve publike.

Ajo ju referua transparencës së financimeve të rrugëve për të mësuar sa kushton ndërtimi i tyre në Shqipëri, në raport me vendet e tjera të rajonit.

“Në këtë kuptim ky është gjithashtu një instrument thelbësor për të luftuar korrupsionin. Përmenda koston e rrugës për kilometër. Do të ishte shumë me interes që të bëhej krahasimi: Sa kushton një kilometër rrugë në Shqipëri? Sa shumë kushton ai në disa vende të tjera në rajon? Sa kushton në vendet e tjera të BE-së?”, tha ajo.

Tryeza e konsultimit u organizua nga Ministria e Financave dhe Ekonomisë dhe Bashkimi Europian në me Bankën Botërore.

Share: