Kryetarja e Bashkisë Shkoder znj. Voltana Ademi sot ka ndjekur nga afër procesin gjyqësor ndaj kuksianeve te cilët janë proceduar për protestat e tyre kundër vendosjes se pagesës ne rrugen e Kombit pikerisht tek shtepite e tyre ne zonen me te varfer te Shqipërise.
Znj. Ademi ndersa me qytetaret shkodrane e kusiane kane qendruar ne mbështetje te djemve te Kukesit. Ajo publikoi nje status si para procesit ashtu edhe pas vendimit dhe ne po i publikojme te dyja per lexuesit tane.
“Drejtësia” ka rastin të tregohet e drejtë dhe të dalë mbi presionet politike
11 qytetarë të mirë kuksianë prej shumë ditësh janë padrejtësisht në burg. Ata mund të ishin shkodranë, lezhjanë, vlonjatë, korçarë sepse të gjithë po vuajmë njësoj arbitraritetin e një qeverisje që vetëm për qytetarët nuk po mendon.
Jemi në një pikë kur duan të na privojnë edhe nga e drejta për të protestuar, për të folur kur dikush po na shtrëngon lakun në fyt ditë pas dite. Është e rëndë ta pranojmë, por janë hapat e parë të instalimit të asaj që menduam se e lamë pas në 1990-ën.
Heshtja jonë, indiferenca jonë e lehtëson mbijetesën e antivlerave. Por nuk do të heshim dhe nuk duhet të heshtim.
Gjykatat shqiptare, mes tyre edhe Gjykata e Apelit në Shkodër janë nën një presion shumë të madh politik. Por pikërisht kjo gjykatë ka rastin të tregohet e drejtë, të bëjë drejtësi për 11 kuksianet, 11 shqiptarët e varfër që po përballen me burgosje të padrejtë.
E dimë se është një sfidë jo e lehtë sepse e njohim të gjithë realitetin e rëndë që na është imponuar. Por nesër Gjykata e Apelit të Shkodrës ka mundësinë të ngjallë shpresën për të gjithë shqiptarët: Drejtësia në këtë vend nuk ka vdekur!
Direkt nga salla e gjyqit ku “Drejtesia” eshte perballe sfides se pavaresise
Prej me shume se 2 oresh vazhdon gjyqi i 11 qytetareve kuksiane ne Gjykaten e Apelit ne Shkoder.
Avokatet mbrojtes dhe vete te arrestuarit japin prova dhe fakte per paligjshmerine e arrestimit te tyre nga policia.
“Drejtesia” sot eshte perballe nje sprove per te treguar se eshte e pavarur dhe e pandikuar nga politika.
Falenderim per qytetaret shkodrane per mbeshtetjen qe nga mengjesi te 11 kuksianeve duke qendruar para gjykates. Falenderim edhe per PD, Grupin Parlamentar dhe opoziten per pranine e tyre ne Shkoder.