Home KRYESORE Zv/kryeministrja braktis mbledhjen, ja pse:

Zv/kryeministrja braktis mbledhjen, ja pse:

Ditën e djeshme ambasadori britanik Duncan Norman zhvilloi në Shkodër një takim për krimin e organizuar dhe trafikun e drogës. Ndër të tjerta ai tha se në burgjet britanike janë mbi 700 shqiptarë që vuajnë dënime për vepra të ndryshme kriminale.

Kryetarja e bashkisë Shkodër, Voltana Ademi tha se qeveria është e lidhur me krimin dhe trafikimin e drogës deri në rang ministrash. Ajo akuzon se situata nga kultivimi i cannabisit në Shqipëri është alarmante.

Por pas debatit Mesi i është dashur të largohet me urgjencë për të Tiranë. Demokrati Romeo Gurakuqi i pranishem në takim i tha Znj.Mesi se ajo nuk duhet të largohet sepse duhet që të japë pergjigje për 11 protestuesit e burgosur për Rrugën e Kombit.

Mesi deklaroi se ka një mbledhje urgjente në Tiranë dhe u largua./Kohajone/

Share: