Home KRYESORE 90.000 armë, mirëpo askush nuk ka vrarë njeri, prej 2007, ja ku…

90.000 armë, mirëpo askush nuk ka vrarë njeri, prej 2007, ja ku…

Islandezët thonë se SHBA-të mund të mësonin diçka prej tyre në lidhje me ligjin për armët.

Si edhe shumë bashkatdhetarët të tij Olaf Garoar Garoarsson ka dëshirë të madhe të ketë një pushkë. Mirëpo, ai nuk mund vetëm të shkojë në dyqan dhe ta blejë. Në vend të kësaj, ai momentalisht gjendet në leksione katër orëshe të detyruara në të cilat mëson historinë dhe fizikën e armës. Kështu është në Islandë – vend i dashamirësve të armëve në të cilin arma nuk e ka vrarë askënd që prej 11 vjet.

“Për ne do të ishte shumë e çuditshme që një person ta marrë lejen për blerje arme pa pasur dijeni se si ta përdorë atë”, ka thënë inxhinieri 28 vjeç Garoarsson për NBC. “Do të ishte shumë e pazakonshme kur pronari i armës nuk do dinte se nga cila pjesë e pushkës shkrepet”.

Ky vend është përafërsisht sa  shteti federal amerikan Kentaki. Në të jetojnë rreth 330 mijë banorë, që është pak më shumë se numri i banorëve të qytetit amerikan St. Luis në shtetin e Misurit, ku vitin e kaluar në këtë qytet kanë vdekur 193 persona nga arma e zjarrit. Islandezët besojnë se ligjet e tyre rigoroze  mund të zbatohen edhe në SHBA, transmeton NBC.

Në Islandë i adhurojnë armët, mirëpo askush askënd nuk e ka vrarë prej vitit 2007

“Sistemi ynë funksonon”. ka thënë Gunnar Runar Sveinbjornsson, zëdhënësi i policisë së Reikjavikut. “Me dëshirë do të ndihmonim”.

“Nuk ka asgjë të keqe në armë”, thotë Johann Vilhjalmsson, prodhues i armëve nga Reikjaviku. “Arma nuk vret vet. Njeriu i cili e mban armën është ai që vret”.

Shumica e armëve në Islandë përdoren për gjueti apo për gara në gjuajte. Krimet janë aq të rralla saqë askush nuk blen armë për vetëmbrojtje.

Islandezi i cili dëshiron ta blejë një armë duhet t’i kalojë dy kontrolle mjekësore, fizike dhe psikike, dhe pastaj duhet t’i sqarojë drejtorit të policisë përse i nevojitet arma. Më pas policia kontrollon personin se a ka qenë ndonjëherë i ndjekur penalisht. Pas kësaj pasojnë leksionet mbi armen. Pas leksioneve testohen mbi përmbajtjen e leksioneve, ku duhet të ketë të paktën 75 për qind të përgjigjeve të sakta. Pasi e kalon provimin, personi kryen trajnim në poligon, i cili zgjat gjithë ditën.


360grade.al

Share: