Nga Dritan Kaba
Vjedhja e Prokurorise ne Durres, na dha shprese!
Paska edhe prokurore qe nuk blihen!
I tille qenka Afrim Shehu.
Nuk e njoh fare, per here te pare e degjoj emrin e tij por di te them qe ky prokuror meriton te jete Prokuror i Pergjithshem.
Ne fillim i vodhen posten sekrete, rast qe nuk u zbulua, perkundrazi, u mbulua me shpejtesi. Kuptohet qe e spiunuan edhe nga prokuroira e Pergjithshme, por edhe nga “koleget” e Durresit ose ish shefat e tij. Kjo nuk mjaftoi. I vodhen zyren. Gje qe tregon se Afrimi, te dhenat e dosjeve nuk i nxirrte ne pazar, por as i ndante me ata qe i spiunuan dhe fshehen grabitjen e postes dhe mundesuan vjedhjen e zyres.
InshAllah nuk e kap vetingu, per ta hequr qafe ate dhe per t’i çuar dosjet ne doren e ndonje “kolegu” tjeter.
Aferim, realisht, Afrim!