Home KRYESORE Arrestimi i Arbër Çekajt, Çollaku: Kodet në pakot e drogës të çonin...

Arrestimi i Arbër Çekajt, Çollaku: Kodet në pakot e drogës të çonin tek porositësit, ja ku u gabua!

I ftuar në ‘Fax News’ gazetari Basir Çollaku ka kometuar arrestimin e Arbër Çekajt në Gjermani i cili dyshohet si i përfshirë në trafikun e drogës kun ë kontenierin që ishte në pronësi të tij u gjetën 613 kg kokainë në Durrës, para disa muajsh.

Çollaku deklaroi se Çekaj është një person i rëndësishëm, por shtoi se të tjerë qëndojnë pas tij pasi ai nuk mund të bënte trasportimin e një sasie të tillë droge pa marrë garanci.

Gazetari Çollaku u shpreh gjithashtu se ky hetim ka mangësi dhe vënia para drejtësisë e atyre që janë porositësit e vërtetë të kësaj sasie droge mund ti shpëtojnë drejtësisë.

“Arrestimi i pronarit të kompanisë, është arrestuar personi por në hetimet e deri tanishme nuk na kanë thënë së paku se kemi grup të strukturuar kriminal, kush qëndon pas, kjo drogë kishte garanci që erdhi nga Kolumbia. Ky ishte një hetim ndërkombëtar. Ne vrapuam të mburremi duke i lënë përgjysë gjerat që kanë ndodhur duke mos shkuar deri tek porositësit. Ka patur disa kode që ishin shënuar në pakot e kokainës, këto mbishkrime, ishin adresa të qarta se kush ishin porositësit, nëse policisa dhe prokuroria do kishin qenë më dashamirës me ligjin do të kishin shkuuar tek porositësit.

Sipas të dhënave kjo ngarkesë ishte e destinuar për treg dhe shkon 180 milionë euro, ky njeriu nuk është i thjeshtë dhe ka njerëz të tjerë nga mbrapa të fuqishëm që i kanë garantuar transportin. Është shqetësuese pse këta njerëz u arrestuan jashtë Shqipërisë. Është mirë që edhe ne të arrestojmë ndonjërin prej tyre, kush i dekonspiron, pse nuk ndodh këtu arrestimi, kush i lajmëron. Poseduesi i kontenierit largua”, tha Basir Çollaku.

Çollaku tha gjithashtu se është skeptic nëse përçeç Çekajt do të ketë të tjerë që për këtë çështje të shojnë para drejtësisë pasi hetimi ka pasur defekte. Megjithatë sipas Çollakut “temperatura” e njerëzve të pushtetshëm do të vijë duke u rritur për këtë çështje.

“Jam skeptik për mënyrën si janë hetuar dosjet e mëdha këtu, janë njerrëz të fuqishëm që të mbajnë fijet e lidhura, që shkojnë ata tek ligji dhe zbusin ligjin.

Falenderimi për këtë operacion, ai i sekuestrimit të drogës, i shkon partnerëve tanë, SHBA-së pa pjesëmarrjen dhe vendosmërinë e DEA-s nuk bëhet këtu bjë operacioni tillë. Por për këtë çështje dhe të tjera Temperatura e tyre e sikletit do të vijë duke u rritur, në ditët në vijim, është Çekaj, Kanani”, tha ai.

I pyetur në lidhje me paralajmërimin e opozitës se në maj do të publikohen skandale të qeverisë, Çollaku deklaroi se ai beson se opozita ka fakte kompromentuese për maxhorancën.

“Opozita ka denoncuar shpesh afera, unë besoj se opozita ka material që implikojnë pushtetarët aktual, por kemi mbetur në kuadrin e kallëzimeve dhe publikimeve duke mos shkuar deri në përfundim, edhe në rastin e ministrisë së Drejtësisë opozita premtoi kallëzim penal, ky kallëzim nuk ka ndodhur dhe ishte dukshëm një shkelje e konsumuar nga ministrja dhe një numër i konsiderueshëm i zyrtarëve që ishin marrë me ekstradimin e Seitit”, tha Basir Çollaku në ‘Fax News’.

(B.H/Faxweb)

Share: