Në kulmin e debatit për godinën e Teatrit Kombëtar, ku qeveria kërkon ta shembë dhe artistët kërkojnë rikonstruksionin e tij, profesori i njohur Artan Fuga na sjell edhe një herë në vemendje, ekzistencën e bunkerit-muze përpara ministrisë së Brendshme, apo Piramidën e mbetur gërmadhë prej vitesh. Ai shkruan se nuk e kupton dot se si një bunker i tillë u kthye në memorie kombëtare se si ruhet piramida, dhe nga ana tjetër kërkohet me ngulm të shembet Teatri Kombëtar.
I plotë statusi i Artan Fugës në facebook
Nuk kuptoj se përse një Bunker që nuk ka qenë fare në të kaluarën dhe ca kanale të nëndheshme aty midis Ministrisë të Brendshme dhe Bashkisë rindërtohen dhe thuhet se shërbejnë si muze,
kurse Teatri, pak metra më tutje duhet prishur dhe nuk shërben si muze.
Nuk e kuptoj fare.
Aq më shumë që Piramida disa qindra metra më tej edhe ajo u ruajt me pretendimin se është Muze.
Nuk e kuptoj fare strategjinë muzeale në kryeqytet.