Home KRYESORE Audio-përgjimi i Agron Xhafaj, zbulohet laboratori se ku po ekzaminohet zëri

Audio-përgjimi i Agron Xhafaj, zbulohet laboratori se ku po ekzaminohet zëri

Ekzaminimi i audio përgjimit të realizuar në të cilin supozohet se është regjistruar një bisedë mes Albert Veliut dhe Agron Xhafajt, i dërguar nga autoritetet shqiptare në Itali, do të ekzaminohet në Institutin e Policisë Shkencore në Romës. Laboratorët dhe ekspertët kriminalistë në këto Institut vlerësohen si nga më të përparuarit.

Ai vlerësohet nga ekspertët kriminalistë si një nga më të mirët për ekzaminimin e regjistrimeve audio dhe video. Pajisjet e instaluara në këtë laborator vlerësohen për nga rëndësia dhe saktësia të barabartë me pajisjet e FBI-së amerikane. Edhe ekspertët në këtë laborator cilësohen nga më të specializuarit për regjistrimet audio.

Për këtë shkak mësohet se edhe ministria italiane e Drejtësisë ka vendosur që ekzaminimin shkencor të audio përgjimit të supozuar mes Albert Veliut dhe Agron Xhafajt ta kryejë në këtë laborator. Edhe përgjigjet pritet të mos vonojnë nga autoritet italiane për hedhur më tepër dritë mbi audio përgjimin ku pretendohet se është regjistruar vëllai i ministrit të Brendshëm./ Tv Klan

Share: