Ish-kryeministri Sali Berisha, e ka cilësuar si noterizim të marrëveshjes Rama-Tahiri vendimin e sotëm të gjykatës, e cila vendosi arrest shtëpie për ish-ministrin e Brendshëm, dhe jo burg pa afat siç e kërkoi prokuroria.
Me anë të një postimi në Facebook, berisha shkruan se Rama e dënoi Tahirin duke e lënë në shtëpinë e tij dhe jo në atë të miqve.
Ja statusi i Berishës:
Kryegjykatësi Rama noterizon marrëveshjen me Tahirin!
Në përputhje me marrëveshjen e kryekumbar Rames me Saimir Trafikun, sot kryegjykatës Rama e “dënoi” Sajen me qëndrim në shtëpinë e tij po jo të miqve! sb