Home KRYESORE Çfarë kërkon të arrijë opozita në 26 maj? Berisha: Do kemi revoltë...

Çfarë kërkon të arrijë opozita në 26 maj? Berisha: Do kemi revoltë dhe…

Ish-kryeministri Sali Berisha, ka qenë sot i ftuar në emisionin “Byro Politike” në ABC News, ka folur në lidhje me protestën që do të mbaj opozita ditën e shtunë në 26 maj.

Berisha tha se kjo do të jetë një revoltë dhe dëshiron rrëzimin e Ramës nga qeveria dhe çuarjen e vendi në zgjedhje të parakohshme.

Pjesë nga intervista

Ka protestë të shtunën?

Ka revoltë…

Çfarë synoni?

Unë mendoj dhe  dëshirojë, që revolta të ndajë Shqipërinë nga e keqja. Shqipëria është në një moment konflikt.

Nëse ti u heq qytetarë atë që është gjënë më të fundit që është drejtësia, nuk ka më. Nëse ti u merr kushtetutën, ligjin dhe prokurorinë, dhe ti përjashton të gjithë nga ky vend, por nuk duhet të ikin por duhet që të qëndrojnë dhe të luftojnë.

Keni një ide për skenarin që do të jetë?

Unë nuk jam pjesë e vendimmarrjes, por i shikoj dhe mbështes të gjitha. Opozita duhet të zgjidh këtë krizë  dhe nuk e befason askush.

Çfarë kërkon të arrij opozita?

Pa diskutim zgjedhje lira.

Zgjedhje të parakohshme?

Po sigurisht, largimi i qeverisë dhe zgjedhje

A jeni gati?

Pasi të shembet kështjella e drogës, pasi të kemi mendje të lira atë herë do të kemi zgjedhje të lira. Duhet të kemi zgjedhje të lira.

Share: