Policia e Tiranës jep informacione për sherrin e studentëve sot në Bulevard, ku sipas saj, janë 4 të rinj të plagosur të moshës 18 dhe 19 vjeç. Të gjithë studentë të universitetit Politeknik. Nga të dhënat e para thuhet se sherri ka ndodhur për një vajzë. Autori ka debatuar me të plagosurit, pasi mendonte se i ngacmonin të dashurën, më pas ka nxjerr thikën. Sipas policisë, të plagosurit nuk kanë rrezik për jetën. Ndërsa një person dëshmitar në vendin e ngjarjes, është shoqëruar dhe po merret në pyetje.
Informacion paraprak i policisë së Tiranës:
Më datë 08.05.2018, rreth orës 11:40 në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, si pasojë e një konflikti të ndodhur, janë dëmtuar me mjete prerëse shtetasit J. Ll., 18 vjeç F. Ll., 18 vjeç (djem xhaxhallarësh) dhe K.D., 19 vjeç e K. M. 19 vjeç.
Shtetasit e dëmtuar janë transportuar për ndihmë mjekësore në spital dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën. Policia ka shoqëruar 1 person në cilësinë e personit që ka djeni për rrethanat e ngjarjes.
PAMJE NGA VENDI I NGJARJES/opinion.al