Home KRYESORE CV-ja e dyshimtë e Contes, Italia ende pa kryeministër

CV-ja e dyshimtë e Contes, Italia ende pa kryeministër

Konfuzion për mandatimin e kryeministrit të ri italian Giuseppe Conte-s, i propozuar nga koalicioni popullist i Lëvizjes 5 Yjet dhe Lega Nord. Presidenti italian Sergio Mattarella ka thirrur kandidatin Konte pasdite në presidencë.

Por për mediat italiane është me dyshim, nëse Kreu i Shtetit do t’ia japë apo jo mandatin. Mattarella shtyu dhënien e mandatit për formimin e qeverisë së re, në veçanti pas dyshimeve që u ngritën se Konte kishte ekzagjeruar CV-në e tij.

Pas Universitetit të Nju Jorkut, Vjena, Parisi e Malta nuk dokumentojë trajnimet e tij në fushën e drejtësisë pranë universiteteve të tyre, duke shtuar dyshimet mbi CV-në tepër të pasur si jurist të paraqitur prej tij.

Dyshimet kanë shtyrë edhe një pjesë të drejtuesve të Lëvizjes 5 Yjet, të kërkojnë një tjetër kandidat, pse jo edhe kryetarin Luixhi di Maio. Por ai ka përjashtuar çdo mundësi – Giuseppe Conte-s është kandidati i vetëm për kryeministër. Për këtë ka edhe mbështetjen e fortë të partnerit të djathë radikal Mateo Salvini.

Share: