Home KRYESORE Daçiç vazhdon të insistojë në ndarjen e Kosovës

Daçiç vazhdon të insistojë në ndarjen e Kosovës

Shefi i diplomacisë serbe Ivica Daçiç ka shpjeguar në televizionin serb “Prva TV” përse mendon se ndarja e Kosovës “është zgjidhje e kontestit” në mes të Prishtinës dhe Beogradit.

“Unë për ndarje jam duke folur qe 15 vjet dhe mendoj se kjo është zgjidhja e vetme e shpejtë. Megjithatë, kjo nuk është zgjidhja e vetme, duhet të shikohen të gjitha opsionet e mundshme. Për Perëndimin opsioni i vetëm është njohja e pavarësisë së Kosovës. Ekziston mungesë e zgjidhjes e cila është e zbatueshme, por ekziston edhe mungesë e propozimeve. Do të ishte mirë që çdokush t’i paraqet propozimet e veta, e jo të shkohet me qëndrime nacionaliste të cilat nuk janë të pranueshme për asnjë palë”, ka thënë Daçiç.

Ai e ka komentuar edhe deklaratën e zëvendëskryeministrit Enver Hoxhaj se përgjigjet për vrasjen e Oliver Ivanoviqit gjenden në Beograd.

Kjo është akuzë e drejtpërdrejtë se Beogradi është fajtor për vrasjen e Ivanoviqit, derisa atë shqiptarët e kanë mbyllur në burg. Prishtina po e udhëheqë hetimin, dhe përse nuk ka përgjigje, është pyetje për organet e Kosovës dhe të BE”.

Pyetjes, se mos është pak vonë që Serbia t’i angazhojë grupet lobiste të ta përmirësuar pozitën e vet sa i përket Kosovës, Daçiç është përgjigjur: “Ne kurrë nuk kemi qenë pa lobistë, ne kemi dhënë shumë para por kanë munguar efektet. Herën e parë kjo ka qenë në kohën e qeverisjes së Koshtunicës, ndërsa herën e dytë në kohën e Tadiçit dhe Jeremiçit”, ka thënë Daçiç“duke harruar të përmendë” se të dy rastet ai vet ka qenë në pushtet, dhe nuk ka treguar se kur janë angazhuar grupet lobiste për herë të tretë./Insajderi.com.

Share: