Dalin detajet e para nga bastisja gjatë natës e Prokurorisë së Durrësit. Mësohet se kanë thyer zyrën e prokurorit Afrim Shehu, prokuror i Task Forcës.
Nuk ka të dhëna konkrete se çfarë është marrë në zyrën e tij, pasi këto do të dalin pas bilancit të dokumenteve qe ai ka pasur ne zyrë. Por, mësohet se Shehu heton te gjithë zyrtaret e përfshirë në abuzim dhe korrupsion.
Njoftimi zyrtar i prokurorisë:
Me date 24.05.2018 ne oren 06:30 nga ana e punonjesve te prokurorise se rrethit Gjyqesor Durres është konstatuar se ne ambientet e prokurorise, persona te paidentifikuar, me sende te forta kane hapur deren e Zyres se Serverit ku kanë demtuar dhe marre pajisje elektronike qe regjistrojne kamerat e sigurise, etj.
Po keshtu eshte konstatuar se keta persona kane hapur me force edhe zyren e nje prokurori dhe nje zyre te ofocereve te policise gjyqesore. Ngjarja ka ndodhur gjate oreve te vona te nates kur Godina e Prokurorise ruhej nga punonjesit e Policise Private.
Lidhur me rastin eshte regjistruar procedimi penal per nenet 293/c/2 dhe 313/a dhe 333/a dhe 334 i Kodit Penal dhe po kryhen veprime intensive nga grupi hetimor ne lidhje me percaktimin e faktit dhe identifikimin e autoreve te vepres.