Këngëtarja Nexhmije Pagarusha ka festuar 85-vjetorin e lindjes. Me rastin e këtij përvjetori, asaj i është akorduar një medalje mirnjohejeje edhe nga presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump. Lajmin e ka bërë të ditur Unioni i Gazetarëve në Facebook, ku shkruan:
Tirana feston sonte ditëlindjen e “Mbretëreshës” së këngës shqiptare, Nexhmije Pagarusha
Tiranë më 6.05.2018
Me rastin e 85 vjetorit të ditelindjes së zonjës së madhe të këngës, Nexhmije Pagarusha, (Nderi i Kombit), presidenti amerikan Donald Trump i ka akorduar asaj medalje Mirënjohjeje.
Me këtë rast sot, në datën 6 maj 2018, ditë e dielë, ora 18,30 Shoqata RessEgnatia dhe Unioni Gazetarëve Shqiptarë, organizojnë në sallën e Universitetit të Arteve të Bukura, (Akademisë se Arteve) me pjesëmarrjen e Presidentit të Republikës, Shkëlqesisë së Tij, Zotit Ilir Meta, Ministrave nga Shqipëria dhe Kosova, Akademikë dhe personaliteteve të fushave të ndryshme:
Ju ftojmë të bëhemi bashkë në nderimin e artistes së madhe Zonjës Pagarusha!
Zyra e shtypit
Unioni i Gazetarëve Shqiptarë