Mediat britanike, te cilat shkruajne shpesh per lidhjet e krimit me shqiptaret, se fundmi thone se shtetasit vietnamezë janë grupi i dytë më i madh i huaj i regjistruar si viktima të mundshme te skllaverise moderne, pas shqiptarëve.
Sipas “Daily Mail”, bandat e krimit të organizuar po veprojnë permes salloneve vietnameze të thonjve ne te gjithe Mbretërinë e Bashkuar dhe po i përdorin sallonet për të pastruar paratë e fituara nga kanabisi dhe prostitucioni.
Keto sallone sipas Agjencise Kombëtare te Krimit (AKK), janë gjithashtu të lidhura me emigracionin e paligjshëm. Sallonet për thonjtë, të cilët janë shtuar në Britani vitet e fundit, u lejojnë bandave të fshehin viktimat, thonë detektivët.
Në vitin 2017, gjithsej 5,145 njerëz u regjistruan në Mekanizmin Kombëtar të Referimit si viktima të mundshme të skllavërisë – 739 ishin vietnamezë, grupi i tretë më i lartë pas shqiptarëve dhe britanikëve.
Shtetasit vietnamezë përbënin numrin më të madh të viktimave të shfrytëzimit të punës dhe ishin referuar 362 fëmijë vietnamezë, nga 277 në vitin 2016.