Home KRYESORE “E dija se është e fejuar, por e kisha fiksim”, dëshmia në...

“E dija se është e fejuar, por e kisha fiksim”, dëshmia në polici e autorit

Policia arriti të identifikojë dhe arrestojë në kohë rekord autorët e plagosjes së djeshme tek Unaza e Re (zona e Astirit) në Tiranë. Në pranga kanë rënë Halit Ndreu, Ndriçim Shima dhe Fati Plangaj, pasi akuzohen për plagosjen e shtetasve Altin M. 27 vjeç dhe të fejuarës së tij Klaudia K. 23 vjece.

Halit Ndreu është autori kryesor, ndërsa dy djemtë e tjerë janë përfshirë në sherr për të mbrojtur shokun. Ai ka thënë në polici se ka qene i fiksuar me 23-vjeçaren Klaudia K. Edhe pse e dinte se ajo ishte e fejuar me dike tjetër, vijonte ta ngacmonte, raporton News 24.

Kjo dyshohet se është bërë shkak për sherrin e djeshëm, ku i fejuari i vajzës ka goditur me shkop Halit Ndreun dhe më pas ky është kundërpërgjigjur me thika, duke lënë të plagosur çiftin.

Njoftimi i policisë dje:

Më datë 06.05.2018, rreth orës 15:00, në zonën e Unazës së Re, si pasojë e një konflikti të ndodhur jashtë një lokali, kanë mbetur të plagosur me mjet prerës (thikë) shtetasi A. M., rreth 27 vjeç dhe e fejuara e tij, shtetësia K. K., rreth 23 vjeçe. Shtetasit e dëmtuar janë transportuar për ndihmë mjekësore në Spitalin Ushtarak dhe aktualisht ndodhen jashtë rrezikut për jetën./opinion.al

Share: