Lauren Gauthier është një grua amerikane që jeton në Masaçusets dhe shumë vite i është dedikuar shpëtimit të kafshëve të abuzuara dhe të braktisura dhe e konsideron këtë aktivitet shumë të rëndësishëm dhe thelbësor në jetën e saj.
Për këtë arsye, ajo hapi një fondacion të quajtur “Magic’s Mission Beagle & Hound Rescue” dhe ishte këtu që një lidhje shumë e veçantë u krijua me Victoria-n, një qen me një sy të vetëm i racës Black and Tan Coonhound, i cili arriti t’i shpëtonte jetën.
Victoria shpejt u bë e dashur me Lauren dhe menjëherë tregoi anën e saj të ëmbël dhe të dhembsur, megjithatë, qëndrimi i saj ndryshoi pak më vonë.
Ajo ishte gjithmonë shumë nervoze dhe në vend të flinte në mënyrë paqësore me gruan siç e kishte bërë gjithmonë, qeni kishte filluar të sillej në një mënyrë të çuditshme: Ai ngeacmonte hundën e Lauren me këmbëngulje, deri në pikën sa kjo u bë një gjë mjaft e bezdisshme për gruan.
Lauren e njihte mirë miken e saj dhe, për shkak të kësaj, këmbëngulja e saj për të nuhatur hundën e gruas i ngriti gruas dyshime.
Derisa ajo e kuptoi se kishte një pikë të kuqe në hundë dhe vendosi të shkonte tek mjeku.
Rezultatet e analizave treguan një diagnozë për të cilën Lauren nuk ishte fare e përgatitur, në fakt kur iu komunikua ajo u fik menjëherë. Pika e kuqe në hundën e tij ishte një lloj i kancerit të lëkurës të quajtur Carcinoma Basocellulare, shkruan ShkodraNews. Për fat të mirë, Victoria ishte në gjendje ta vinte re në kohë dhe mjekët arritën ta largonin atë pa shumë komplikime.
“Unë i jam mirënjohëse Victoria-s. Ne të dyja gjithmonë kemi pasur një lidhje shumë të thellë, por nuk e dija se ajo do të ishte në gjendje të vinte re një sëmundje të tillë “, tha gruaja në një intervistë me “Love What Matters”.
Fytyra e Lauren-it tani është pa probleme, por nëse nuk do të ishte për Victoria-n, me siguri kjo histori do të përfundonte në një mënyrë tjetër.
Duket absurd, por shumë qen janë trajnuar për të identifikuar lloje të caktuara të sëmundjeve ose kancereve, ose për të na shpëtuar njerëzit nga katastrofat, shkruan ShkodraNews. Nuk ka dyshim se qeni është miku më i mirë i njeriut dhe në disa raste edhe mund të themi se ne nuk e meritojmë fare miqësinë e tyre.
Çfarë mendoni për këtë histori të pabesueshme? Lini një koment dhe mos harroni të ndani atë që Victoria ka bërë me miqtë tuaj në Facebook
360grade.al