Home KRYESORE Eleni Foureira ka një përgjigje për kritikët në Greqi: Racistë! Pse nuk...

Eleni Foureira ka një përgjigje për kritikët në Greqi: Racistë! Pse nuk flisni për 7 pikët që më dhatë ju?

Këngëtarja me origjinë shqiptare në Greqi, Eleni Foureira ka folur për herë të parë pas Eurovisionit, ku zuri vendin e dytë si përfaqësuese e Qipros.

Eleni i ktheu përgjigje edhe politikanes greke Rachil Makri, e cila kishte folur kundër saj.

“Doli dhe tha që unë harxhoja paratë e Greqisë, sepse u rrita këtu. Unë punoj në këtë vend dhe jap një përqindje të madhe të të ardhurave të mia. Nuk kam vjedhur asnjë lek nga shteti. Paguaj ERT-në(televizioni shtetëror grek) bashkë me të gjithë grekët e tjerë, dhe ditën që unë këndoja ERT arriti 70% të audiencës. Nga paratë e mia paguhej znj.Makri kur ishte deputete”.

Sa i përket kritikave ndaj Shqipërisë nga mediat greke, për faktin pse vendi ynë i dha 10 pikë dhe jo 12 pikë të plota në Eurovision, Eleni Foureira u shpreh se llogaridhënia në këtë rast duhet të nisë fillimisht nga Greqia, që i dha vetëm 7 pikë.

“Nëse këto pikë ishin raciste, atëherë më vjen shumë keq. Ky vlerësim dëmtoi më shumë Qipron se sa mua. Gazetarët më pyetën nëse u mërzita që Shqipëria më dha 10 pikë dhe jo 12. Askush nuk më pyeti përse Greqia më dha 7 pikë në gjysmëfinale. Një sistem i tërë po përpiqet që të tregojë gjëra të cilat nuk ekzistojnë”, tha Eleni Foureira.

Share: